Zllatko Perinski
#
#
Zllatko Perinski është menaxher me përvojë të konsiderueshme në industri të ndryshme. Ai ka lindur më 14 janar të vitit 1983 në Shkup.
Perinski përfundoi arsimin e lartë në Fakultetin e Kulturës Fizike në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku fitoi titullin profesor i diplomuar dhe trajner. Më vonë shkollimin e vazhdoi në Institutin për hulumtime politiko-juridike pranë Universitetin për turizëm dhe menaxhment në Shkup, ku magjistroi në menaxhim të burimeve njerëzore me temën: “Lideri si krijues i ndryshimeve organizative”.
Karriera e tij profesionale filloi në vitin 2009 si themelues dhe menaxher i një kompanie private për qeliza staminale. Në vitin 2012, Perinski themeloi kompani private e cila është përfaqësuese e një banke gjermane për qeliza staminale për shtetet e rajonit Ballkanik.
Perinski në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2017 është menaxher i Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup. Nga viti 2021 deri në vitin 2022 është edhe drejtor gjeneral i Ndërmarrjes Publike “Ujësjellës dhe Kanalizime” në Shkup.
Perinski është poliglot dhe flet rrjedhshëm anglisht.