Stefan Andonovski

Pozita e punës: 
Ministër për Transformim Digjital
Posta elektronike: 
#
Profili në Twitter: 

#

Profili në Instagram: 

#

Фотографија: 
Biografia: 

Stefan Andonovski është avokat dhe politikan. Ai lindi më 17 prill të vitit 1991 në Shkup. Andonovski njihet për përkushtimin e tij ndaj drejtësisë, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe administratës publike.

Andonovski përfundoi studimet e larta në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup, ku fiton titullin jurist i diplomuar. Më pas ai vazhdoi shkollimin në Universitetin Xhons Hopkins, Shkolla e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara (SAIS), ku mori titullin magjistër me nderime në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Ekonomi Ndërkombëtare. Aktualisht është doktorant i shkencave juridike në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup.

Karriera e tij profesionale filloi në vitin 2016 si këshilltar për marrëdhëniet ndërkombëtare në “Zegin”. Në vitin 2018, Andonovski punoi si specialist i marketingut dixhital në USAID/OTI Macedonia Support Initiative 2, e zbatuar nga Chemonics International. Më pas, nga viti 2019 deri në vitin 2020, ai punon edhe si menaxher projekti në agjencinë e marketingut Block&Roll.

Në vitin 2020, Andonovski bëhet kryetar i Qendrës Partiake Hulumtuese dhe Analitike të VMRO-DPMNE-së, post të cilin e mban deri në janar të vitit 2024. Paralelisht me këtë, nga tetori 2021 deri në janar 2024, ai është edhe anëtar i Këshillit të Qytetit të Shkupit. Në janar të vitit 2024, Andonovski u zgjodh zëvendësministër shtesë në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ku qëndron deri në maj të vitit 2024.

Në dhjetor të vitit 2023, Andonovski u zgjodh demonstrues në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup.

Andonovski është autor i punimeve dhe botimeve të shumta shkencore, duke përfshirë punimet e botuara në Law Review Iustinuanus Primus dhe „Political Thought“ të Konrad-Adenauer-Shtiftung.

Stefan Andonovski flet rrjedhshëm anglisht, italisht dhe gjermanisht.