Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot e priti Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti në kuadër të vizitës zyrtare në vendin tonë.
Delegacioni i qeverisë së Kosovës i udhëhequr nga Kryeministri Hoti, i përbërë nga zëvendës-kryeministri i Kosovës Driton Selmanaj, Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës Meliza Haradinaj Stublla dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në vend Gjergj Dedaj u mirëpritën nga Kryeministri Zaev, nga zëvendës-kryetari i parë i Qeverisë dhe Ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive Artan Grubi, Ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe Ministrit të Drejtësisë Bojan Mariçic.
Gjatë vizitës, të dy kryeministrat Zaev dhe Hoti patën një takim tet-a-tet dhe një takim zyrtar me delegacionet e të dy vendeve.