Zaev në Sitel TV: Veprojmë si të gjitha vendet anëtare të BE-së në miratimin e masave kufizuese, të cilat kanë rezultate

 “Jemi duke u sjellë njëjtë si sillen vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe rajoni ynë, nuk shkojmë ne në fusha ekstreme ose masa të mëdha në miratimin e vendimeve tona,  supozim është se nëse vendoset karantina ose ora policore një gjë e tillë mundë të zgjasë vetëm për atë periudhë, vetëm pak për ti ulur numrat, por në momentin që shfuqizohet, sërish do të rriten. Rekomandimi I sotëm që e miratuam për mos dalje pas orës 21:00, përveç në situata të veçanta është rekomandim serioz,” theksoi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në paraqitje e tij në Ditarin qendrorë të Televizionit “Sitel”.

Kryeministri Zaev gjithashtu iu referua meritës së madhe të mjekëve, personelit mjekësor dhe teknik:

"Unë u heq kapelën mjekëve dhe stafit mjekësor dhe teknik dhe duhet t'i shpërblejmë për mundin e tyre të përditshme. Prandaj është planifikuar që me Rebalancin e  Buxhetit t'u jepen atyre dy paga shtesë ", tha Zaev në lajmet qendrore në TV Sitel.