"Unë u bëj thirrje të gjithë njerëzve tanë, ka mundësi dhe ka shanse për sukses dhe natyrisht duke mbrojtur të gjitha interesat tona," tha Kryetari I Maqedonisë Veriore Zoran Zaev në një intervistë për TV 21 dhe shtoi se Qeveria vepron në mënyrë racionale, pa konflikte për të arritur deri në një vendim deri në dhjetor. Kjo është mënyra evropiane. Kjo është mënyra maqedonase.
"Nëse e thërras Mickoskin pranë meje dhe vendosim veten ashtu siç do ta vendoste ai vetë, skenari grek do të na ndodhë edhe një herë. Ne nuk e duam atë, as Bullgaria nuk ka nevojë për të. Kjo është arsyeja pse ne duhet të vazhdojmë sa më evropianë sic na ngjan, sepse ne nuk duam të jemi anëtarë të BE-së për të qenë një anëtar i BE-së, ne duam të evropianizojmë vetveten. Të kemi Evropën në shtëpi dhe këtë e tregojmë çdo ditë me sjelljen tonë. Është Evropian në momentin kur është e vështirë për ne të zbutim ndjenjat tona dhe të pranojmë çdo shans," theksoi Kryeministri Zaev në një intervistë për TV 21.