Në intervistën për TV 21, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, theksoi se me vëmendje po ndiqen gjendjet me COVID-19, të gjitha resurset janë të përkushtuara në këtë çështje dhe qytetarët duhet ta dinë se më 1 nëntor R faktori i transmetimit ulet dhe do të vazhdojë në këtë mënyrë nëse vazhdojnë të zbatohen masat aktuale për mbrojtje.
“Po mendohet edhe për ndonjë formë të karantinës ose masa tjera restriktive. Po analizojmë dhe do të arrijmë deri në hapat e ardhshëm. Shumica në Komision është e mendimit se ora policore prej në orën 21:00 nuk do të jep rezultate, ndërsa po të jetë prej në orën 17:00 ose prej në orën 18:00 do të ketë rezultate më të mira dhe e gjithë kjo tani është duke u analizuar dhe këto ditë do të mbahet mbledhje e Këshillit për Siguri te Presidenti Pendarovski dhe është e mundshme që atje të definohet ndonjëra nga masat”, tha Kryeministri Zaev.
Sistemi publik shëndetësor i ka të gjitha kapacitetet dhe gjithçka është në dispozicion për ballafaqim me COVID-19. Në gjendje të jashtëzakonshme shteti ka mundësi që në kohë të nacionalizojë dhe të gjitha kapacitetet të vendosen në dispozicion në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët, por sistemi shëndetësor publik është i pajisur dhe ka kuadro profesionale për t’u ballafaquar me këtë situatë.
Në raport me furnizimin e vaksinës atëherë kur do të miratohet, Kryeministri Zaev theksoi se vendi është i kyçur në mekanizmin KOVAKS të OBSH-së që të sigurohet distribuimi i barabartë i sasisë kompetente të vaksinave kundër COVID-19 dhe se Maqedonia e Veriut, si dhe Ballkani Perëndimor, do të jetë e kyçur në furnizimin e vaksinës që do ta zbatojë BE-ka për vendet anëtare.