Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në një intervistë për Radio Kanal 77 vlerësoi si konstruktive performancën e ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Bullgarisë Krasimir Karakaçanov gjatë kohës së intervistës për këtë mediumi dhe përshëndeti fjalorin e miqësisë në përgjigjet e tij.
Kryeministri Zaev theksoi se nga biseda është e qartë se Ministri Karakaçanov nuk e ka problem të pranojë faktin e ekzistencës së gjuhës maqedonase dhe popullit maqedonas.
“Ne mbetemi të gatshëm në frymën e miqësisë për të ndërtuar marrëdhënie të ndërsjella midis Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore dhe për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët. Unë sinqerisht shpresoj se ka ende shanse për të pranuar kornizën negociuese dhe për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare për të filluar negociatat e vendit tonë me Bashkimin Evropian. Ekipet e dy ministrive të jashtme po negociojnë intensivisht dhe unë mendoj se udhërrëfyesi për të cilin debatohet është një bazë e shkëlqyeshme për të mbajtur derën hapur për zgjidhjen e çështjeve që kanë gjetur rrugën e tyre drejt integrimit evropian të Maqedonisë Veriore", tha Zaev në një intervistë për Kanal 77.