"Sot ne po shkruajmë histori për të konfirmuar të tashmen dhe për të ndërtuar konturet e së ardhmes sonë evropiane. Le t'i lëmë brezave tanë më shumë sesa kemi ne prandaj ne duam të lëmë derën e hapur për një zgjidhje, sepse ne jemi ndërtues që ndërtojmë ura dhe do të qëndrojmë të tillë, pavarësisht nga hidhërimi që hasim", tha Kryeministri Maqedonisë Veriore Zoran Zaev, në një intervistë për Telma TV, në pyetjen se çfarë duhet të pritet si hapa të ardhshëm pas vetos së Bullgarisë.
"Ne mbetemi të përqendruar në gjetjen e një zgjidhjeje .Ndjej hidhërimin e njerëzve, por më takon mua të zgjidh çështje të vështira në rrugën tonë për në BE. Mos të harrojmë se gjatë presidencës bullgare të BE-së ata e kthyen fokusin në atë që përcaktohet në nenin 2 të Marrëveshjes tonë për Miqësi dhe bashkëpunim. I gjithë Samiti iu kushtua aspiratave tona. Sot pashë videon e Borisov. Ky është Bojko Borisov. Ky është angazhimi i tij dhe në atë që unë shpresoj që ne duhet të zgjidhim mosmarrëveshjen me Bullgarinë sa më shpejt të jetë e mundur, pa diskutuar angazhimet tona të identitetit," tha Kryeministri Zaev, duke shtuar se angazhimi për të bashkëpunuar me vendet anëtare të BE mbetet nga e cila në periudhën e ardhshme do të kërkojmë ekspertizë dhe ndihmë në fusha të caktuara, për ta sjellë Evropën në shtëpi.