“Sot u pagua avansi për COVID vaksinën dhe në mbledhjen e Qevirsë e vërtetuam garancinë bankare që të konfirmojmë se do të paguhet shuma e plotë për furnizim me vaksinën kundër COVID-19,” tha Kryeministri Zaev në emisionin “Top Tema” në TV Telma.
“Në pjesën e furnizimit të vaksinave, do të doja të përsëris se tani më janë siguruar 833.000 vaksina për popullsinë prej rreth 400.000 qytetarë për vaksinim dhe rivaksinim në kuadër të Kovaks mekanizmit. Në kuadër të këtij sistemi do ti marrim vaksinat sipas planit për distribuim të cilin do ta përcaktojë Kovaks dhe për të cilin së shpejti do të marrin informata. Vaksinat priten në muajt e parë të vitit 2021. Krahas këtij mekanizmi, filluam negociata gjegjësisht dorëzuam kërkesa formale për sigurimin vaksinave përmes dy mekanizmave tjerë. I pari është në bisedime të drejtpërdrejta dhe furnizim të drejtpërdrejtë nga kompanitë që i prodhojnë vaksinat. Është lëshuar kërkesë formale për ofertë në dy kompani “Fajzer” dhe “Astra Zeneka” dhe shpresojmë se së shpejti do të kemi ofertë formale prej tyre”, tha Kryeministri Zaev.
Ai theksoi se është siguruar edhe mekanizëm i tretë përmes Bashkimit Evropian dhe veçanërisht nga Greqia për 800.000 vaksina shtesë përmes BE-së prej gjithsej 200 milionë vaksina për vendet anëtare dhe 100 milionë doza shtesë për vendet nga Evropa jashtë Bashkimit Evropian.
Kryetari i Qeverisë Zaev njoftoi se është duke u përgatitur edhe organizimi logjistik i tërë procesit të vaksinimit kundër COVID-19, për të cilin sot janë miratuar disa vendime.
“Vaksinimi i qytetarëve do të bëhet në kapacitetet shëndetësore ekzistuese, punktet për vaksinim dhe në spitale. Gjatë javës së ardhshme do të fillojë procesi i planifikimit dhe përgatitja e trajnimit për vaksinim sipas specifikave të vaksinave për COVID-19. Të gjithë punëtorët shëndetësor të cilët do të jenë të detyruar për aplikim të vaksinës, duhet të trajnohen me mbështetje nga OBSH”, tha Kryeministri Zaev në intervistën për TV Telma.