Kryeministri Zoran Zaev në emisionin "Magazina Ekonomike" në Alsat M, duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me potencialet ekonomike të vendit dhe zhvillimin e planifikuar, foli mbi temën, legalizimin dhe dekriminalizimin e kanabisit.
“Sa i përket dekriminalizimit, është e nevojshme të ndryshohen ligjet, pjesë e Kodit Penal, pjesa për lëndët narkotike. Ne do ta hapim atë në gjysmën e parë të vitit 2021 dhe në përgjithësi reagimet ndaj kësaj çështje janë pozitive", tha Zaev, i cili në lidhje me këtë çështje, e cila është ideja themelore që do të arrihet me legalizimin e kanabisit, këmbënguli në adresimin e rëndësisë së kanabis mjekësor, i cili siç theksoi ai është një potencial i madh për zhvillimin ekonomik.
“Ne kemi 59 licenca, dua ta theksoj mesazhin e arsyeshmërisë të Kuvendit. Ligji është aty për një vit e gjysmë. Po punohet për nevoja mjekësore të kanabisit. Këtu e zhvillojmë, tani më pakoja e listave pozitive për barëra për shfrytëzim. Po shfrytëzohet në 68 barëra pozitive në listën pozitive gjermane, gjithandej në Evropë, gjithandej në botë. Jep rezultate të shkëlqyeshme për Sëmundje të Parkinsonit, epilepsisë, çrregullime psikologjike, për kancer dhe për sëmundje tjera”, tha Zaev, duke ftuar për sa më shumë analiza të shkencëtarëve që kanë hartuar qendrat kanabinoid (receptorët) që ndihmojnë në sëmundje dhe të paktën zvogëlojnë dhimbjen, stabilizojnë trupin dhe të ngjashme.
Ai nënvizoi se kultivimi i kanabisit mjekësor është një mundësi e madhe e mundshme ekonomike dhe për këtë opsion ka mbështetës nga anëtarë të partive të ndryshme.
“Këtu nuk ka politikë, kjo është diçka nacionale. Duhet ta mbështesim Ligjin dhe debatet, të cilat i hapëm. Shoh se ka një pranim të madh të opsionit për dekriminalizimin, njerëzit flasin për atë gjysmë gram, siç thonë OJQ-të, e cila përdoret në shtëpi, për të burgosur njerëz, është me të vërtetë e gabuar", tha Zaev, duke theksuar se angazhimi i Ministrisë së Brendshme mbetet të luftojnë trafikun e drogës dhe lëndëve narkotikëve.
Zaev theksoi se në vendet ku është legalizuar kanabisi, potenciali ekonomik për zhvillimin e të gjitha aktiviteteve të shërbimit ndihet dhe shumë konsumatorë heqin dorë nga heroina, kokaina, të gjitha ato droga të rënda.
“Në rrethana të tilla, unë hap debatin, duke besuar se forcat më të reja, më avangarde në vend do të dominojnë. Është e logjikshme për mua që të moshuarit të jenë më të rezervuar, më të kujdesshëm. Por qëllimi përfundimtar është realizimi i rritjes dhe zhvillimit të shkëlqyeshëm ekonomik. Krijon vende të reja pune, sjell hyrje të valutave të huaja në vend, ndihmon shumë në luftën kundër përdorimit të narkotikëve të tjerë”, tha Zaev, i cili nënvizoi se ky debat do të jetë publik në periudhën e ardhshme dhe se ne duhet ta përdorim këtë potencial serioz ekonomik.
Kryeministri Zaev nënvizoi edhe se në Ligjin për lëndë narkotike parashikohet 20%, në vend se dhjetë, nga tatimi i fitimit, të shkojnë për fëmijët me sëmundje të ralla, për mbështetjen e sistemit shëndetësor, për mbështetjen e sportit, kulturës, sektorit civil dhe për qëllime mjekësore.
Kryeministri Zaev theksoi se debati në publik do të jetë i hapur edhe për çështjen për legalizimin e kanabisit mjekësor, me hapjen e kafeneve, njëherë në pjesë të caktuara nga territorin e shtetit, shembull në qendrat turistike si për shembull në Ohër, Strugë, Resnje, Dojran, Mavrovë, Berovë, por edhe në Shkup si qendër e madhe turistike.