Kryeministri Zaev: Privatizimi i tokës bujqësore do të zhvillohet në kushte të caktuara, me qëllim që bujqësia do të vendoset në funksion të zhvillimit

“Privatizimi i tokës bujqësore do të zhvillohet sipas kushteve të caktuara. Kushti i parë është që nuk guxon të urbanizohet, më saktë ndalohet të përdoret për çfarëdo qëllimi tjetër përveç për veprimtari bujqësore, më pas nuk duhet të shiten më pak se 10 hektar. Këto janë parametrat e para duhet të ruhen, në mënyrë shtesë nëse pronari i tokës së re bujqësore të njëjtën nuk e përpunon ose nuk e jep me qira, do të paguajë tre herë tatim më të lartë. Qëllimi është që toka bujqësore të jetë e vendosur në funksion”, tha Kryeministri Zoran Zaev në intervistën për “Magazinën Ekonomike” në Alsat M.

 Ai sqaroi se bujqësia është potencial i madh për shtetin dhe nëse e vendosim në funksion edhe tokën bujqësore do të tërhiqen linjat kreditore, do të investohen para të kursyera, që do të thotë edhe hapje e vendeve të punës, do të nxitet rritje e eksportit, të prodhimit vendor dhe përmes kësaj do të përforcohet konkurrenca në prodhimin nacional bujqësor.

 “Sipas analizave, toka bujqësore me çmime të tregut që janë në pronësi shtetërore ka vlerë më shumë se 2 miliardë euro, ndërsa ne presim 200 deri në 300 milionë euro ose 10 deri në 12% nga ajo që do të shitej sipas interesit të qytetarëve dhe kompanive vendore. Tokën bujqësore do të mund ta blejnë personat fizik dhe juridik. Personat juridik do të mund të jenë me kapital të pjesshëm dhe të tërësishëm të jashtëm, por të jenë kompani të regjistruar vendore. Kjo do të thotë ti pranojnë të gjitha kushtet në shtet, të mos e rialokojnë tokën për  ta shfrytëzuar për veprimtari bujqësore, të investojnë, modernizojnë me metoda bashkëkohore. Plani është deri në fund të qershorit 2021 ta përfundojmë debatin për zgjidhje ligjore ndërsa me përfundimin e krizës është më së miri të hyjmë në progres. Kemi kompani të mëdha nacionale që duan të investojnë”, tha Kryeministri Zaev dhe shtoi se edhe në këtë rast nuk do të keqpërdoret për të cilën shteti ka vegla kompetente për ta  mbrojtur interesin publik.