"Populli ynë është një popull miqësor. Nuk kemi pretendime, nuk kërcënojmë askënd. Përmes Marrëveshjes së miqësisë dhe fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, ne u nisëm të bëhemi vëllezër dhe lëviznim drejt një atmosfere për t'u bërë vëllezër, siç quhet drejt miqësisë më të mirë. Por papritmas vendosën të na bëhen baballarë dhe këtu lindi problemi. Duke u përpjekur të ndërtonin një vëllazëri, miqtë tanë vendosën të bëhen babai ynë dhe nuk është kështu. Të gjithë kemi identitetin tonë kombëtar, rrënjët tona kombëtare, kemi nderin dhe dinjitetin tonë. Askund në botë nuk negociohet identiteti dhe gjuha. Dhe ne nuk negociuam," tha kryeministri Zoran Zaev mbi marrëdhëniet maqedono-bullgare gjatë një paraqitje në emisionin "Vetëm Intervista" të Kanal 5.
Kryeministri Zaev vuri në dukje se qëndrimi aktual i Bullgarisë ndaj vendit tonë po bëhet problematik sepse Sofja zyrtare dëshiron të lidhë atributet tona të identitetit me interpretimin e tyre të historisë.
"Një pjesë e historisë është e përbashkët, një pjesë normalisht është e veçantë për ne. Përmes shekujve kemi një pjesë të historisë që kemi të përbashkët. Maqedonasit që flasin Maqedonisht dhe Bullgarët që flasin Bullgarisht gjithashtu jetuan në rajonin gjeografik të Maqedonisë. Kwtw edhe sot e kemi. Kjo është kështu dhe nuk kemi asnjë dilemë për këtë. Por me kalimin e kohës, dy kombe moderne janë shfaqur - populli maqedonas dhe bullgar me gjuhët e tyre letrare moderne dhe standarde - gjuha maqedonase dhe bullgare. Ju nuk mund t'i përvetësoni historinë njëri-tjetrit," tha Kryeministri Zaev, duke shtuar se është e papranueshme që një komb t'i imponojë historisë një tjetri.
Kryeministri theksoi se jo vetëm Republika e Maqedonisë Veriore dhe Republika e Bullgarisë kanë një histori të përbashkët, por i gjithë Ballkani, e gjithë Evropa ka një histori të përbashkët, historia e përbashkët na lidh të gjithë nëpër shekuj.
Kryeministri Zaev theksoi se historia është punë e historianëve dhe se është e rëndësishme për politikanët se çfarë historie shkruajnë sot.
Në të njëjtën kohë, Kryeministri shprehu kënaqësinë me profesionalizmin e punës së pjesës maqedonase të Komisionit të Përbashkët Historik dhe theksoi se është e mundur të arrihet një zgjidhje pas atmosferës zgjedhore në Bullgari.
Ai shtoi se arsyeja e retorikës së tillë nga Bullgaria dhe bllokada e vendosur ndaj nesh në rrugën drejt Bashkimit Evropian, janë zgjedhjet që presin fqinjin tonë në pranverë, për shkak të të cilave, për fat të keq, ndonjëherë bëhen lëvizje iracionale.
Kryeministri theksoi se Bashkimi Evropian njeh dhe afirmon gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas si një vlerë të shtuar në pasurinë e diversitetit dhe 26 të tjerët kurrë nuk kanë pasur një problem me këtë, duke theksuar se kjo është arsyeja pse ne insistojmë që Bullgaria ta njohë këtë realitet.
Në të njëjtën kohë, Kryeministri Zaev deklaroi se i kupton kritikat ndaj qytetarëve për donacionin nga Bullgaria të disa prej vaksinave të tyre për KOVID-19 pas bllokimit të vendit tonë, por çdo donacion për çështje kaq serioze shëndetësore është një akt miqësor dhe do të ishte jo-Evropiane nëse nuk e pranonim atë.
Kryeministri theksoi se megjithë hidhërimin, ne mbetemi të vendosur për ndërtimin e miqësisë me Bullgarinë dhe axhendën evropiane.