Zaev: Do të organizojmë fushatë publike mediatike që vaksinimin ta pranojnë së paku 60% deri në 70% të qytetarëve që të arrijmë imunitet kolektiv

Vaksinimi është prioritet i lartë dhe interes publik. Kjo patjetër që do të ndiqet me fushatë kompetente mediatike në kuadër të asaj që e parashikojnë politikat e Qeverisë dhe kornizat ligjore. Unë pres mbështetje të madhe nga çdo qytetar, nga çdo komunitet dhe institucion, veçanërisht nga mediat, theksoi Kryeministri Zaev në “Vetëm intervistë” në TV Kanal 5 dhe shtoi se tani është koha në plan të parë të vijë në theks solidariteti dhe kujdesi për realizimin e interesit publik.

“Do ta hapim debatin për vendosjen e rregullave për fushatat mediatike me interes publik me përfshirjen maksimale të të gjithë aktorëve: mediat, shoqatat e mediave dhe gazetarëve, organizatat qytetare, institucionet kompetente, me të gjithë. Konsultë masive deri në zgjidhje më të mira përfundimtare dhe të pranueshme për organizimin dhe zbatimin e fushatave me interes publik përmes mediave dhe kanaleve tjera komunikuese. Ne fillojmë nga disa drejtime të rëndësishme, më e rëndësishmja prej të cilave është që ndalimi i reklamave qeveritare të mbetet. Kjo nuk ndryshon. Vetëm bisedojmë për atë të sillet mundësi për fushata të interesit publik, ndërsa interes publik më të madh se zbatimi i suksesshëm i vaksinimit nuk ka”, theksoi Kryeministri Zaev.

Është e nevojshme, tha Kryeministri Zaev, për të arritur besimin në vaksinat, për të eliminuar paragjykimet dhe për të vaksinuar të paktën 60% deri në 70%  të popullsisë për të arritur imunitetin kolektiv.