“Ne kemi kapacitet për organizimin e këtij operacioni të ndërlikuar, e kontrolluam në zgjedhjet parlamentare dhe lokale që u mbajtën në Shtip dhe Pllasnicë. Vetë operacioni është më i lehtë nga pjesa e operacionit për zgjedhje. Këtu nuk përfshihet fushata dhe me këtë ulet kontakti njerëzor. Personat që do të kryejnë anketa po trajnohen, protokollet ekzistojnë, i gjithë operacioni është i sigurt dhe i organizuar sipas standardeve të Eurostat”, tha Zaev lidhur me anketimin, i cili duhet të zbatohet, ndoshta edhe në kushte të kovid.
Gjithashtu ai theksoi se nuk duhet të bojkotohet regjistrimi i popullsisë dhe se opozita nuk duhet të kërcënohet, duke pasur parasysh se regjistrimi i popullsisë është detyrim i qytetarëve.
“Edhe ne duhet të regjistrohemi sepse ky është detyrim i yni. Gjatë regjistrimit të popullsisë të gjithë jemi të detyruar të japim të dhënat e vërteta që kërkohen nga ne. Regjistrimi i popullsisë nuk u bëhet partive politike ose politikanëve, por u bëhet qytetarëve dhe duhet ta zbatojmë siç duhet. Me digjitalizimin dhe qasjen në data bazat, lehtë do të kryhet kontrolli i informatave të cilat qytetarët i japin dhe do të kompletohet pasqyra”, tha Kryeministri Zaev, duke shtuar se regjistrimi i popullsisë planifikohet prej më 1 deri më 21 prill, në gjithë territorin e vendit.
Zaev theksoi se edhe se është mirë të ketë edhe shenja të gishtave, megjithatë në atë mënyrë nuk do të mund të regjistrohen mërgimtarët, të cilët regjistrohen si qytetarë jorezidentë, ndërsa edhe fëmijët që regjistrohen nuk e kanë të regjistruar shenjën e gishtave te institucionet.
Por, bëjmë përpjekje brenda, gjatë kontrolli të brendshëm të MPB-së në vendkalimet kufitare kemi gjithmonë për secilin nëse është në shtet ose ka qenë më shumë se një vit jashtë shtetit”, tha Zaev, i cili theksoi se regjistrimi i popullsisë bëhet te rezidentët që jetojnë në vend dhe mërgimtarët, gjatë së cilës parashenja etike është irelevante .
Në pyetjen nëse të dhënat nga regjistrimi i popullsisë do të ndikojnë në përqindje e personave të punësuar në administratën shtetërore, Kryeministri Zaev tha:
“Patjetër që nuk do të ndikojnë, sepse kemi Ligj për përfshirje të barabartë të të gjithëve dhe kjo e mbron përfshirjen në bazë etnike. Te ne është e rëndësishme të përfshihen kualifikimet kompetente dhe arsimimi”.