Zaev: Përmes Marrëveshjes së Prespës realizuam bashkëpunim me Greqinë në energjetikë me ç’rast po bëhemi vendi i parë i cili kryeson në rajon në aspekt të investimeve në energjinë e gjelbër

“Bashkëpunimi ekonomik me Greqinë pas Marrëveshjes së Prespës shënon zhvillim i cili nuk mund të paramendohej para saj”, tha në intervistën për Slobodna TV, Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev dhe shtoi se këshilltarët e transaksioneve nga “Prajs, Voters, Haus dhe Kuper”, të angazhuar për përgatitjen e marrëveshjeve dhe memorandumeve për bashkëpunim për investimin që si shtet do ta kemi me Greqinë janë pranuar dhe këto ditë pritet që Qeveria t’i shqyrtojë dhe ti miratojë.

“Janë konfirmuar edhe marrëdhëniet dhe kam informacion se sugjerime të dhëna për vërejtje të caktuara të marrëveshjeve dhe memorandumeve janë pranuar. Qëllimi ynë është të investojmë përqindje të caktuar në terminalin e gazit Aleksandropolis, i cili ka vlerë prej rreth 400 milionë euro dhe në të cilin ka grant nga BE-ja prej 170 milionë euro dhe në të cilin ne do të marrin pjesë me 10%, ndërsa Greqia dhe Bullgaria me nga 25%, ndërsa pjesa tjetër është kapital i pranuar. Në mënyrë plotësuese do të marrim pjesë me 25% në centralin e gazit i cili është menjëherë afër terminalit të gazit dhe i cili është me kapacitet prej 360 deri në 830 megavat, me vlerë prej mbi 400 milionë euro. Si shembull se për çka bëhet fjalë, një bllok i REK Bitola është 200 megavat”, theksoi Kryeministri Zaev për Slobodna TV,

Ai shtoi se kjo është rezultat i hapjes së bashkëpunimit me Greqinë që praktikisht do të thotë investim i ri dhe i madh në burimet e ripërtërishme e të energjisë dhe për zëvendësimin e qymyrit si burim energjie.

“Nuk ndalemi këtu. Kemi gjashtë investime të reja në energjetikë, mes të cilave edhe Mitilineos me qëllim që të ndërtohet central i gazit në vend. Janë njoftuar  synime edhe për investime në hekurudhë. Ka investime të reja në bujqësi, në industrinë e kanabisit për nevoja mjekësore. Janë hapur mundësitë tona për avancim në marrëdhëniet ekonomike me Greqinë edhe në sfera të tjera. Këto janë perspektiva për vende të reja të punës, paga të larta dhe patjetër rritje e tregtisë mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë”, theksoi Kryeministri Zaev në intervistën për Slobodna TV.