“Institucionet kompetente, të udhëhequra nga Enti Shtetëror i Statistikës janë me kapacitet të plotë të përkushtuar në operacionin më të madh statistikor – regjistrimi i popullsisë, sigurimi i të dhënave është plotësisht i garantuar, ndërsa ndjekja e protokollit preciz të miratuar shëndetësor, siguron se procesi do të jetë i sigurt edhe në aspektin shëndetësor”, theksoi zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski në konferencën për shtyp, në të cilën bashkë me zëdhënësin Muamet Hoxha, zëdhënësin e Ministrisë së Drejtësisë, Aleksandar Vidinovski dhe me Jasmina Gjorgieva nga Enti Shtetëror i Statistikës, u fokusuan në aktivitetet aktuale në Regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave.
“Janë përfunduar trajnimet e instruktorëve shtetëror, të cilët prej sot janë në teren, ndërsa filloi edhe distribuimi i laptopëve dhe pajisje mbrojtëse për personat që kryejnë regjistrimin e popullsisë”, tha Arsovski.
Ai informoi se po zhvillohet thirrje e re për regjistruesit rajonal, në të cilën mund të aplikojnë të gjithë të rriturit e papunë, që së paku e kanë përfunduar shkollën e mesme. Me këtë thirrje, Kjo thirrje mbyllet lista e të gjithë regjistruesve të nevojshëm për zbatimin pa pengesë të regjistrimit të popullsisë.
Siç njoftoi zëdhënësi Vidinovski, me sukses përfundoi faza e parë e regjistrimit, gjegjësisht regjistrimi i armatës, institucioneve ndëshkuese-përmirësuese, personave të pastrehë dhe të punësuarve në përfaqësitë diplomatike - konsullore dhe familjet e tyre.
"Në pjesën e 11 burgjeve dhe një shtëpi për të miturr që janë regjistruar, respektimi i protokollit të vendosur shëndetësor mundësoi të mos ketë asnjë rritje në numrin e rasteve pozitive si rezultat i procesit të regjistrimit. Ky është një konfirmim që nëse protokollet respektohen, regjistrimi do të zhvillohet normalisht", tha Vidinovski.
Zëdhënësi Hoxha u fokusua në procesin e vazhdueshëm të vetë-regjistrimit të qytetarëve të vendit në diasporë. Përfshirë mëngjesin e sotëm, numri i të regjistruarve është 82,113 persona. Numri më i madh i qytetarëve të regjistruar është në Zvicër, Gjermani dhe Itali. Janë tejkaluar të gjitha gabimet teknike të cilat u shfaqën në ditët e para dhe vetë-regjistrimi po zhvillohet me dinamikë të rritur dhe pa vështirësi serioze.
Duke u përgjigjur pyetjeve nga gazetarët, Gjorgieva përsëriti edhe njëherë rëndësinë e realizimit të regjistrimit të popullsisë me sukses dhe u fokusua në përkushtimin e Entit Shtetëror të Statistikës për zbatimin pa pengesë të së njëjtës. Lidhur me tentimet për keqpërdorimin e të dhënave, ajo theksoi se Ligji për regjistrim dhe metodologjia e miratuar janë shumë të qarta. Dihet kush dhe si mund të regjistrohet, ndërsa janë të qarta edhe sanksionimet për secilin që do të tentojë t’i keqpërdor.
Aplikacionet janë bërë në mënyrë që të detektohen të gjitha tentimet për keqpërdorim dhe t’i ndjekin personat që e kanë bërë këtë.
Lidhur me protokollin shëndetësor dhe regjistrimin e personave që do të jenë në izolim, Gjorgieva informoi për bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Termini Im, prej ku rregullisht do të merren informacione për të gjithë qytetarët që janë në izolim me qëllim të planifikohet regjistrimi i tyre.
“Qytetarët duhet të jenë të sigurt se është bërë gjithçka që duhet për mbrojtjen e popullsisë. Kemi protokolle precize të krijuara për zbatim të sigurt, jemi të përgatitur për çdo detaj, për çdo situatë, të gjitha procedurat rrjedhin pa pengesë. Regjistrimi po zbatohet dhe do të zbatohet me siguri të plotë, sipas të gjitha standardeve pa ndërprerje. Pikërisht që të mos ketë nevojë për shtyrje”, konkludoi Arsovski.