“Nëse dikush ka merituar të marrë mbështetje për hapin e ardhshëm drejt BE-së, ajo është Maqedonia e Veriut dhe është e rëndësishme që Sllovenia, së bashku me vendet nga Vishegrad konfirmojnë se akoma ka evropiane në Bashkimin Evropian dhe ky është udhërrëfyesi dhe motivimi edhe për reformat për evropeizmin e shtetit”, theksoi Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev në intervistën për botimin elektronik të “Dello”.
Zaev shtoi se beson se si vend anëtar i BE-së, që padyshim e riafirmoi përcaktimin e saj për zgjerimin me vendet nga Ballkani Perëndimor, Sllovenia do të bëjë gjithçka që duhet që BE-ja të mos t’i humb vlerat evropiane dhe parimet dhe do të vazhdojë ta dërgojë ndaj vendeve kandidate mesazhin për mbështetje për anëtarësim.
“Është e saktë se me mosmiratimin e kornizës negociuese Maqedonia e Veriut humb kohë të çmuar, por konsideroj se reagimi i vetëm i drejtë evropian është të përforcohen kërkesat për t’u respektuar vlerat evropiane dhe mendoj se Slloveni do të marrë këtë pozicion gjatë presidencës së saj me BE-në dhe se do të jetë një kontribut i madh për impuls të ri në procesin e zgjerimit të Unionit”, tha Zaev për gazetën sllovene “Dello”.
Kryeministri Zaev në intervistën thotë se Maqedonia e Veriut është me pamje drejt të ardhmes si vend mik dhe në atë mënyrë shikon edhe fqinjët e saj.
“Në këtë drejtim, të padyshimta janë pritjet tona dhe pritjet e gjithë Ballkanit Perëndimor, se gjatë kryesimit slloven, duhet të ketë hap të dukshëm për vendin tonë dhe për rajonin drejt BE-së”, potencon Kryetari i Qeverisë në intervistën për botimin elektronik të “Dello”.