Kryeministri Zaev në Institucionin Nacional "Tanec": "Tanec" është një markë që me misionin e saj kujdeset dhe prezanton folklorin maqedonas dhe i bënë për vete publikun në të gjithë botën

 

Kryeministri i Qeverisë së  Republikës së Maqedonisë së Veriut vizitoi Institucionin Nacional "Tanec" dhe pati një takim me drejtorin e ansamblit Martin Vuçiq dhe disa nga punonjësit me rastin e përvjetorit të themelimit.

Në këtë ditë, 72 vjet më parë, në 1949, me një vendim të Asamblesë Kombëtare të Republikës Popullore të atëhershme të Maqedonisë, u formua një shoqëri për të mbledhur, edukuar dhe prezantuar muzikën dhe veprën skenike maqedonase, e cila u bë e njohur botërisht si  ansambli - "Tanec" dhe  me këtë rast, Kryeministri Zaev shprehu mirënjohje për të gjitha brezat e valltarëve, këngëtarëve, muzikantëve, koreografëve dhe të gjithë të tjerëve në ansambël, të cilët me shumë dashuri ruajnë vallet dhe këngët popullore, zakonet dhe kostumet dhe me anë të cilësimeve të rafinuara të suksesshme koreografike e prezantojnë karakterin maqedonas para botës.

"Ky institucion i yni nacional me interes të veçantë shoqëror, për më shumë se 7 dekada realizon misionin e tij kulturor të kujdesit dhe prezantimit të folklorit maqedonas në vend dhe jashtë saj. "Tanec" është një markë që bënë për vete publikun kudo që performon. Ai e bënë për vete atë me profesionalizmin e tij,  me paraqitjen perfektë interpretuese me të cilën në mënyrë autentike afirmohet e gjithë bukuria e trashëgimisë sonë kulturore,” theksoi Kryetari i Qeverisë Zaev.

Sipas drejtorit të "Tanec" Martin Vuçiç, pandemia e cila për momentin sundon ka prekur të gjitha kategoritë e njerëzve dhe institucioneve, dhe ndër më të prekurit nga natyra e aktivitetit janë artet skenike dhe ngjarjet.

“I tillë është ansambli ynë, i cili është i detyruar të ushqejë traditën muzikore-folklorike  maqedonase dhe ta paraqesë atë në skenë, por besoj se së shpejti, do të jemi në gjendje të interpretojmë përsëri dhe të paraqesim arritjet artistike të ansamblit "Tanec", në shkëlqimin e plotë në shtëpi dhe në botë ", tha Vuçiq në takim.

Në takim, Kryeministri Zaev theksoi se Qeveria dhe qytetarët e vendit, përveç njohjeve për "Tanec" për ruajtjen e vazhdimësisë dhe ruajtjen e veçorive të folklorit tonë, janë këtu për të shprehur përkushtimin për të mbështetur plotësisht të punës së  "Tanec" që përfshin sigurimin e një objekti të ri të përshtatshëm si një shtëpi e përhershme për punën dhe koncetrimin e tyre, për të cilin tashmë është marrë një vendim nga Qeveria.