Në prag të ditës Botërore të Romëve, 8 Prilli dhe shënimin e 50 vjetorit nga Kongresi i parë i romëve që nga viti 1971, sot përfaqësuesve të komunitetit rom Ju uruan dhe mbajtën fjalim Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi dhe deputetja Latifa Shikovska.
Kryeministri Zaev theksoi se me ngjarjen e sotme shënohet jubile dhe përvjetorë të mëdha, të shkruara me shkronja të arta në historinë e popullit rom në tërë botën: 50 vite nga mbajtja e Kongresit botëror të romëve; 31 vite nga shpallja e 8 Prillit si Ditë Botërore e Romëve nga ana e Kombeve të Bashkuara dhe 20 vite nga përfshirja e romëve në Kushtetutën e vendit tonë.
“Këto janë një sërë ngjarjesh të rëndësishme që karakterizohen nga guximi, dinjiteti, dinjiteti, besimi dhe forca në arritjen e qëllimeve nga Përcaktimet strategjike për romët dhe komuniteti botëror i popujve, ku vend të rëndësishëm për realizimin e këtyre qëllimeve në vendin tonë. Romët në vendin tonë kanë potencial për ta udhëhequr integrimin personal dhe të jenë shembull për të tjerët në rajon”, tha Kryeministri Zaev janë edhe qëllime shtetërore.
“Kemi përfaqësim politik të romëve në Qeveris, në kabinetin tim, në Kuvend, në institucione. Përfaqësimi politik i romëve dhe përfshirja proporcionale duhet të vazhdojë të reflektohet edhe në eshalonët tjera në pushtetin qendror dhe lokal”, theksoi Kryeministri.
Duke u fokusuar në politikat dhe masat konkrete nga interesi për komunitetin rom, Kryeministri Zaev tha se në rrjedhë janë aktivitetet rreth sigurimit të shtëpive të një modeli në pronësi të komunës, të dedikuara për strehimin e 20 familjeve sociale në Koçan.
“Të gjitha këtyre familjeve do t’u sigurohet ekip të punonjësve social të teren it, të cilët së bashku me persona nga Agjencia për Punësim do të punojnë në plane integruese individuale për aktivizimin e tregut të punës, mbrojtjes sociale dhe arsimimit”, tha Kryeministri Zaev dhe shtoi se ky model, në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së, do të realizohet edhe me komuna tjera, siç janë VInica, Velesi, Shuto Orizari, Shtipi, Prilepi në lagjen Trizlla, ndërkaq në Manastir në lagjen Bair, për të cilën janë siguruar 20 milionë denarë nga Ministria për Transport dhe Lidhje.
Kryeministri Zaev theksoi se në vitin 2021, për zbatimin e Strategji8së së romëve dhe Planeve strategjike për resorët prioritare për4 politika të drejtpërdrejta, të targetuara dhe të përgjithshme janë planifikuar rreth 1 milionë euro.
“Kjo është situatë win-win edhe për ne si Qeveri. Romët janë potenciali ynë, si në fuqinë punëtore e cila duhet të stimulohet dhe të rritet, ashtu edhe në pjesën e hapjes së bizneseve, që për ne si vend do të thotë edhe rritje më e madhe e tatimeve. Në shpalljen e re për polic, patëm edhe aplikime nga komuniteti rom dhe të gjithë ata që plotësuan kushtet e përcaktuara janë pranuar në gjeneratën e re.
Me Planin e ri operativ, për masa aktive dhe për punësime kemi qasje të targetuar për komunitetin rom edhe në aspekt gjithëpërfshirës janë planifikuar 565 persona ose 10% nga numri i përgjithshëm i shfrytëzuesve në pesë programe për aktivizimin e tregut të punës.
Për herë të parë Qeveria krijon masë afatgjate për përforcimin e komunitetit rom përmes të ashtuquajturit Meçing fond për sipërmarrje për romët. Krijojmë fond revolving prej 2 milionë euro për kredi me normë interesi të favorshme për sipërmarrësit rom për formalizmin e veprimtarisë së tyre dhe avancimin e biznesit”, sqaroi Kryeministri Zaev.
Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, sqaroi se qëllimet e Kongresit të parë rom, me të cilin romët e përcaktuan himnin dhe alfabetin dhe fituan të drejtën që të jenë të barabartë në shoqëri pa diskriminim, nuk janë vetëm detyrim, por edhe angazhim konkret i Qeverisë.
“Aspiratat për të drejtat e barabarta dhe jetë dinjitoze para së gjithash janë detyrim për ndërtimin inkluziv të një shoqërie në vend. Pa marrë parasysh përbërjen, programet dhe ideologjitë e ndryshme, fokusi dhe interesi mbeten të pandryshueshme, madje edhe vullneti edhe entuziazmi mbeten me kapacitet të plotë dhe të vazhdueshëm dhe janë të përkushtuar në përmbushjen e rekomandimeve, kritereve dhe obligimeve që dalin nga deklarata dhe marrëveshjet të ratifikuara universale në përcaktimin tonë strategjik për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian. Me Strategjinë nacionale për romët për zhvillim të vazhdueshëm në sferën sociale, ekonomike dhe politike, veçanërisht në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi dhe racizmi,përfshirë strehimin dinjtoz, arsimin dhe shërbimet shëndetësore,jo vetëm që do të zgjidhen problemet në këto fusha, por të kontribuojmë në çrrënjosjen e varfërisë”, theksoi Grubi.
Deputetja Latifa Shikoska u fokusua në suksesin pas përpjekjesh në dekada në miratimin e Ligjit për personat e paregjistruar në librin amë të të lindurve me të cilin zgjidhen problem e 680 qytetarëve romë dhe shprehu falënderim për përpjekjet dhe ndarjen e mjeteve buxhetore për implementimin e projekteve nga fusha e arsimit, infrastrukturës, strehimit, legalizimit të strehimit, punësimit, përfaqësimi i barabartë dhe i drejtë i romëve, veçanërisht i gruas rome, në të gjitha fushat e shoqërisë.
Në ngjarje, përmes video-konferencës morën pjesë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, si dhe punonjës nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria për Transport dhe Lidhje, bashkë me përfaqësues të organizatave qytetare dhe partive politika që përfaqësojnë komunitetin rom në vend.