Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në edicionin javor të gazetës Greke “Kathimerini” në një intervistë me moton “Së bashku për Ballkanin në Shekullin 21″ foli për perspektivën Evropiane dhe veton bullgare, por edhe mbështetjen greke e Marrëveshjen e Prespës.
Kryeministri Zaev duke u kthyer pas në zgjidhjen e çështjes dekadëshe për emrin, tha se çështja nuk zgjidhet nga diplomacia buldozer siç dikush ka menduar ose siç kanë sugjeruar.
Kemi zgjedhur të marrim vendime. Le ta zgjidhim mosmarrëveshjen me emrin e vendit tim. Le të mos zvarritim, të mos marrim parasysh faktorë të tjerë, të mos luajmë me publikun si në timen ashtu dhe në vendin tuaj, le të mos humbasim kohën e miqve tanë dhe mbështetësve të procesit. T’i japim rajonit një Ballkan të ri, një Ballkan të shekullit 21, ku e kaluara, hijet e historisë, nuk do të jenë pengesa të pakapërcyeshme për një të ardhme të përbashkët. Kjo ishte ajo që na lidhi dhe kjo lidhje u forcua nga atmosfera miqësore që u bë gjithnjë e më intensive në secilin nga takimet tona të ardhshme”, thotë Kryeministri Zaev për “Katimerini”.
Zaev shtoi se në një mjedis të tillë zgjidhja u arrit me Marrëveshjen e Prespës.
"Në mënyrë dinjitoze,kamë të mbrojtur identiteti kombëtar, kulturor dhe i përgjithshëm i popullit tanë. E gjithë bota demokratike, të gjithë miqtë tanë të përbashkët, partnerët dhe mbështetësit tanë thanë se kjo marrëveshje është hapi që na nxori nga bllokadat dhe e kaluara dhe hapi dyert e së ardhmes. E ardhmja që na ka siguruar anëtarësimi në NATO dhe e ardhmja që na ka çuar në rekomandimin për një fillim të pakushtëzuar të negociatave të anëtarësimit në BE," shtoi Zaev.
Në raport me euro-integrimet Kryeministri Zaev shpjegon se pavarësisht raporteve pozitive nga Komisioni Evropian dhe Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, për shkak të vetos nga Sofja, Maqedonia e Veriut nuk filloi negociatat me BE.
“Në shekullin 21, përcaktimi i historisë së një kombi tjetër nuk është në përputhje me frymën evropiane, sepse ne kemi nevojë për të ndërtuar një të ardhme së bashku. Për Maqedoninë e Veriut, për popullin maqedonas, për të gjithë qytetarët e vendit tonë, çdo ndërhyrje në identitetin maqedonas është e papranueshme. Procesi ka vazhduar për një kohë të gjatë, ne nuk duam të ndalemi dhe nuk do të ndalemi, por nuk do të rrezikojmë dinjitetin tonë dhe identitetin tonë”, shpjegoi Kryeministri, duke theksuar se e kaluara nuk duhet të harrohet, por “urat e bashkëpunimit duhet të ndërtohen midis të gjitha vendeve të Ballkanit, sepse ajo është e vetmja rrugë drejt suksesit”.
Kryeministri Zaev tha se Greqia mbetet një “ndërmjetës dhe mbështetës i fortë” i rrugës evropiane të vendit tonë, diçka për të cilën u sigurua kryeministri grek.
Intervista e Kryeministrit Zaev me "Kathimerini" është në vigjilje të pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Delphi, i cili do të mbahet nga 10 deri më 15 maj në Athinë.