Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran , Zaev në javoren për “Kathimerinin” grek në intervistën me titullin “Së bashku për Ballkanin nga shekulli 21,” ka folur edhe për përfitimet nga anëtarësimi në NATO.
Kryeministri Zaev tha se më 27 mars ne festuam përvjetorin e parë të anëtarësimit tonë në NATO,me çka u realizua një nga qëllimet tona më të rëndësishme strategjike për vendin, i miratuar me një vendim unanim në Kuvendin që në vitin 1993.
"Anëtarësimi në NATO është një shprehje sovrane e zgjedhjes sonë që ne duam të jemi pjesë e aleancës euro-atlantike të demokracive, një përcaktim që gjithmonë ka pasur mbështetje të fortë nga masa, dhe ka gëzuar një konsensus të gjerë mbi-partiak dhe ndëretnik.
Anëtarësimi në NATO është kontributi më i madh për sigurinë dhe stabilitetin tonë. Është garancia më e fortë për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Tani jemi ulur në një tryezë me vendet më të mëdha dhe më të zhvilluara në botë. Nga 30 anëtarët e NATO-s, 21 janë anëtarë të BE-së. Ne jemi një pjesë e barabartë e kësaj familje të madhe të demokracive të zhvilluara. Së bashku me ta, ne japim kontributin tonë për paqen dhe sigurinë në botë," nënvizoi Zaev.
Kryeministri Zaev theksoi se me pjesëmarrjen tonë në misionet e NATO-s dhe me mbështetjen e aktiviteteve të tjera të Aleancës, ne kontribuojmë në uljen e rreziqeve dhe kërcënimeve që mund të sjellin potencialisht paqëndrueshmëri në rajonin tonë ose në Maqedoninë e Veriut.
"Ne jemi një vend i vogël me burime të kufizuara, por në aleancë me të gjitha vendet anëtare të NATO-s ne do të jemi në gjendje të ballafaqohemi me sfidat gjeopolitike shumë më lehtë.
Ne ndajmë vlera demokratike me aleatët tanë dhe anëtarësimi në NATO na ndihmon të ruajmë, zhvillojmë dhe promovojmë ato vlera në shtëpi. Anëtarësimi në NATO është një motiv shtesë për forcimin e kohezionit shoqëror në Maqedoninë Veriore dhe shërben për të forcuar rezistencën e demokracisë sonë", tha Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, në edicionin e sotëm javor të "Kathimerinit" grek.