Thirrje publike për mbështetje financiare të agjecive turistike të licencuara

Institucion: 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Рок на пријавување: 
25.05.2021

Në bazë të Ligjit për Realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 dhe setin e 6 të masave ekonomike antikrizë KOVID-19 në vitin 2021 dhe sipas Programit P – Masa për ballafaqimin me krizën KOVID-19, nën-programi P1 – Masa për ballafaqimin me krizën KOVID-19, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm shpallë:

THIRRJE PUBLIKE 
PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË AGJECIVE TURISTIKE TË LICENCUARA 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpallë thirrje për mbështetje financiare për agjencitë turistike të licencuara në suaza të pakos së gjashtë të masave ekonomike për rimëkëmbjen e ekonomisë  maqedonase dhe për dalje nga kriza ekonomike KOVID-19.

Thirrja ka për qëllim të sigurojë mbështetje financiare për agjencitë turistike të licencuara  të cilët për shkak të gjendjes me pandeminë  e kishin të pamundur të kryejnë veprimtari.

  1. Lëndë e mbështetjes: mbështetje financiare për agjencitë turistike të licencuara. 
     
  2. Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë agjencitë turistike të licencuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut
     
  3. Shuma e mbështetjes
    Baza për llogaritjen e mbështetjes është e ardhura mesatare mujore e realizuar në vitin 2019. Shuma e mbështetjes llogaritet si shumë prej 30% e të ardhurave mesatare mujore. Për subjektet që do të parashtrojnë fletëparaqitje për këtë thirrje, ndërsa ato të cilat janë regjistruar gjatë vitit 2019, baza për llogaritjen është e ardhura mesatare mujore nga dita e themelimit deri në fund të vitit 2019. Për më tepër, secili subjekt aktiv i regjistruar do të marrë mbështetje financiare në vlerë prej 15,200 denarë për të punësuar, sipas numrit të orëve efektive të punës, me prerje nga 31.12.2020.
     
  4. Mënyra dhe llogaritja
    Shuma e mjeteve që do të jepet varet nga të ardhurat e përgjithshme të realizuara në vitin 2019, numri i të punësuarve dhe lloji i licencës, ndërsa do të jetë nga 60,000.00 në 300,000.00 denarë për një subjekt juridik, edhe atë:
     
    1. Për Agjencinë turistike me Licencë B
      • për të ardhurat e përgjithshme prej 0 - 1.000.000,00 denarë – grant në shumë prej 60.000,00 denarë; 
      • për të ardhura të përgjithshme prej 1.000.001,00 -  2.500.000,00 denarë – grant në shumë prej 90.000,00 denarë;
      • për të ardhura të përgjithshme mbi 2.500.001,00 denarë – grant në shumë prej 120.000,00 denarë.
    2. Për Agjencinë turistike me Licencë A
      • për të ardhurat e përgjithshme prej 0 - 1.000.000,00 denarë – grant në shumë prej 100.000,00 denarë; 
      • për të ardhurat e përgjithshme prej 1.000.001,00 -  2.500.000,00 denarë – grant në shumë prej 200.000,00 denarë;
      • për të ardhurat e përgjithshme mbi 2.500.001,00 denarë – grant në shumë prej 300.000,00 denarë.
    3. Agjencitë turistike të cilët janë të regjistruar në vitin 2020 dhe 2021 dhe posedojnë Licencë nga Ministria e Ekonomisë e lëshuar deri në ditën e shpalljes së thirrjes publike të cilëve do tu miratohet shumë minimale në pajtim me llojin e Licencës.
    4. Agjencitë turistike me Licencë A që kanë më pak se 4 punonjës do tu miratohet grant në shumë prej 180.000 denarë.
       
  5. Kushte të veçanta për  shfrytëzimin e ndihmës financiare
    Secili subjekt juridik i cili do të aplikojë dhe të cilit do ti paguhen mjetet nga thirrja, nëse më 31.12.2021 ka numër të zvogëluar të punonjësve krahasuar me 31.12.2020 atëherë ka detyrim për kthimin e 50 % të mbështetjes së realizuar financiare në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Secili subjekt juridik i cili do të aplikojë dhe do të fitojë mjete nga thirrja, nëse më 31.12.2021 ka numër të njëjtë të punonjësve si në 31.12.2020 ka për detyrë të kthejë 20% të shumës së përgjithshme të mbështetjes financiare në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Secili subjekt juridik i cili do të aplikojë dhe do ti paguhen mjetet nga thirrja, nëse më 31.12.2021 ka numër të rritur të punonjësve krahasuar me 31.12.2020 nuk ka detyrim për kthimin e mjeteve në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
     

  6. Formulari i aplikimit
    Subjektet dorëzojnë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Sekretariati i Përgjithshëm FLETËPARAQITJE me formular i cili është pjesë përbërëse e kësaj thirrje.
     
  7. Vlerësimi i fletëparaqitjeve të arritura: 
    Komisioni i formuar nga Sekretariati i Përgjithshëm dhe Ministria e Ekonomisë do t’i shqyrtojë kërkesat e parashtruara dhe do të përgatit raport të vlerësimit, llogaritje të pagimit të miratimit në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kërkesat që nuk do të përmbajnë të dhënat e nevojshme në pajtim me Thirrjen Publike, do të llogariten të pakompletuara dhe nuk do të shqyrtohen.
     
  8. Mënyra dhe afati i aplikimit
    Fletëparaqitja dorëzohet në një ekzemplarë origjinal të vërtetuar dhe nënshkruar nga personi përgjegjës i subjektit, si dhe deklaratë me të cilën parashtruesi i fletëparaqitjes pranon me përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale për saktësinë e të dhënave të shënuara në fletëparaqitje. 

    Në shtojcë të fletëparaqitjes duhet të dorëzohet

    • Ekzemplarë të gjendjes aktuale nga regjistrimi në regjistrin e personave tjerë juridik për regjistrimin e personit juridik jo më të vjetër se gjashtë muaj; (mund të aplikohet në mënyrë elektronike ose drejtpërdrejtë në Regjistrin Qendror);  
    • Ekzemplarë të llogarisë përfundimtare (bilanci i gjendjes dhe bilanci i suksesit) për vitin 2020 dhe ekzemplarë të llogarisë përfundimtare (bilanci i gjendjes dhe bilanci i suksesit) për vitin 2019, përveç për agjencitë turistike të regjistruara në vitin 2019 dhe 2020  të cilët fletëparaqitjen mund ta parashtrojnë pa llogarinë  përfundimtare të bashkëngjitur.
    • Vërtetim nga Drejtoria e të Hyrave Publike për taksa publike të paguara për vitin 2020 në përputhje me ligjin (mund të shkarkohet në mënyrë elektronike ose drejtpërdrejtë në Drejtorinë e të Hyrave Publike);
    • Listimi i punonjësve - rishikimi i regjistrimeve / çregjistrimeve në sigurimin social të detyrueshëm për subjekte afariste (kërkesa mund të merret në Agjencinë e Punësimit ose në mënyrë elektronike përmes portalit të APRMV-së);
    • Licenca e punës (dokument i lëshuar nga Ministria e Ekonomisë)

Fletëparaqitja dorëzohet në zarf të mbyllur me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm, Bul. "Ilinden" nr. 2, 1000 Shkup ose përmes dorëzimit në arkivin e Qeverisë çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 16:00.

Në pjesën e përparme të zarfit në këndin e sipërm në të majtë shkruani "MOS HAP" dhe poshtë tij “MBËSHTETJE FINANCIARE PËR AGJENCITË TURISTIKE”

Kërkesat që nuk përmbajnë të dhënat e kërkuara të kësaj thirrje publike ose nëse nuk arrijnë brenda afatit për parashtrim, do të konsiderohen të pakompletuara dhe/ jo në kohë dhe nuk do të shqyrtohen.

Afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve është më së voni deri më 25 maj 2021.