"Së pari, unë do të doja të uroja Ditën Nacionale të Vllehve, ta festojmë së bashku dhe ti gëzohemi të gjithë. Së dyti, dua të dërgoj një mesazh, kryesisht për vllehtë e rinj, për të luftuar për komunitetin e tyre, për të kërkuar një vend nën hapësirën e diellit tonë të përbashkët, për të qenë më të dukshëm sepse këtu reagon një maqedonas, e dëgjojë bukurinë e gjuhës, traditën dhe gjithçka që kemi. Uroj që ata të jenë luftëtarë më të mëdhenj se prindërit e tyre, për të ruajtur këtë pasuri që kemi, i uroj të gjithëve shëndet, mirëqenie, harmoni familjare, të kenë perspektiva serioze ekonomike, një standard më të lartë ekonomik për të qenë edhe më shumë pjesë e institucioneve të sistem në të cilin jemi duke e ndërtuar.", tha Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë me redaksinë vllahe të shërbimit Nacional, me rastin e 23 majit - Ditës Nacionale të Vllehve.
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, duke falënderuar për ftesën dhe duke shprehur kënaqësinë si Kryeministri i parë i Maqedonisë Veriore që do të jetë mysafir në emisionin në gjuhën Vllahe, i cili transmetohet në Ditën Nacionale të Vllehve, nënvizoi se vendi ynë është shumë i pasur për shkak të ndryshimeve, kulturave, gjuhë të ndryshme dhe këto pikërisht duhet që vazhdimisht të kujdesen dhe të azhurnohen.
"Unë jam i kënaqur që komuniteti vlleh është në Kushtetutë, jam i kënaqur që ne festojmë dhe respektojmë Ditën Kombëtare dhe që çdo ditë shohim se si të azhurnojmë pasurinë tonë kulturore, historike, gjuhësore dhe etnike, të cilën e kemi. Dhe duke folur për institucionet evropiane, unë krenohem për këtë. Ne jemi Evropë në një mënyrë të vogël me të gjitha dallimet tona ", shtoi Zaev, duke theksuar se komuniteti vlleh në vendin tonë është një komunitet i respektuar dhe anëtarët e tij janë respektues të madh dhe njerëz të përgjegjshëm të atdheut tonë të përbashkët, Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Duke iu përgjigjur një pyetje, Kryeministri Zaev tha se falë bashkëpunimit me përfaqësuesit e partive të komunitetit vlleh, si dhe OJQ-të dhe punonjësit e shquar socialë që i përkasin atij komuniteti, të cilët ndajnë vlera të përbashkëta, demokracia, liria dhe barazia, u krijua dhe sot me sukses jeton koncepti i "Një shoqërie për të gjithë".
"Bukuria është në unitetin, kohezionin, pa marrë parasysh se sa të ndryshëm jemi në etninë tonë, në gjuhën tonë ose në traditat tona kulturore që kemi. Për mua është shumë e rëndësishme që komuniteti vlleh luajti një rol serioz në të gjitha proceset shtetërore, gjë që na ndodhi vetëm disa vjet më parë. Komuniteti vlleh ishte një nga më aktivët në referendum dhe deklaroi qartë se dëshiron përparësi evropiane, për të ecur përpara si një vend, të qëndrueshme dhe e sigurt Maqedoni Veriore, e cila do të jetë anëtare e NATO-s," tha Kryeministri Zaev në një intervistë me emision në gjuhën vllahe në NRTV, transmetuar në festën Nacionale të Vllehëve - 23 maj.