Kryeministri Zaev në pyetjen, në intervistën për “Fokus”, duke theksuar se ish Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski nuk e ka keqpërdorur funksionin, vlerësoi se Rashkovski nuk është fajtor në këtë moment, por do të jetë fajtor nëse dyshimi për keqpërdorim vërtetohet.
“Edhe sot them se ai nuk e ka keqpërdorur funksionin dhe ka bërë furnizime të pastra publike. Mbetem në qëndrimin se Qeveria mund të porosisë softuer pa pyetur askënd, ndërsa varet nga Ministria nëse do ta përdorë atë", tha Zaev për “Fokus” dhe tha se mendimi i tij nuk e detyron Gjykatën.
"Ashtu është, siç unë që nuk kam pse të pajtohem me prokuroren Ruskovska dhe me atë që ajo pretendon. Unë kisha qëndrime të kundërta lidhur me paraburgimin e Mile Janakievskit dhe Gordana Jankullovskës, kur thashë që paraburgimi nuk duhet të jetë dënim, por vetëm sigurimi i pranisë. Kushdo që ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet. Por, çfarë është ndryshe me këtë qeverisje? Ligji vlen për të gjithë dhe askush nuk është i mbrojtur ose i përjashtuar nga ligji, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë, i cili është një nga bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë. Më herët kjo nuk mund të shihej as në ëndërr", shtoi Kryeministri Zaev.
Në pyetjen se megjithatë fjalën e fundit e kanë Prokuroria dhe Gjykata, Kryeministri Zaev tha:
“Para fakteve edhe Perënditë heshtin, nëse fiton argumentacioni i Prokurorisë dhe Gjykatës, un mund të mos pajtohem, por do të duhet të përkulem dhe ta respektoj”.