Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev gjatë vizitës së tij njëditore të punës në Republikën e Turqisë u takua me presidentin e vendit Rexhep Tajip Erdogan.
Në një darkë pune në Stamboll, ku morën pjesë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, Kryeministri Zaev dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan diskutuan marrëdhëniet miqësore të mbushura me bashkëpunim dinamik në disa fusha.
Gjatë takimit, Kryeministri Zaev theksoi bashkëpunimin jashtëzakonisht të mirë ekonomik midis dy vendeve dhe interesin e theksuar të kompanive turke për të investuar në Maqedoninë e Veriut dhe për të thelluar lidhjet e biznesit dhe tregtisë.
Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar janë jetike, tha Kryeministri Zaev gjatë një darke pune, duke shtuar se pritet një dinamik më intensive në atë drejtim me një marrëveshje të re të tregtisë së lirë që po hartohet me qëllim hapjen e më shumë dyerve për investitorët turq.
Kryeministri Zaev dhe Presidenti Erdoganan u shprehën se Maqedonia e Veriut dhe Turqia, si aleatë të NATO-s, ndajnë të njëjtat vlera për sa i përket paqes dhe stabilitetit në rajon, përmes marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, si dhe në luftën kundër terrorizmit ne përputhje me të drejtën e brendshme të të dyja vendeve, si dhe me të drejtën ndërkombëtare.
Presidenti Erdogan në pjesën e mirëseardhjes për mysafirët theksoi se në zemrat e qytetarëve të Turqisë, Maqedonia Veriore ka një vend të veçantë si vende që kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe lidhje të thella historike.
Erdogan theksoi se përkundër pandemisë, të dy vendet kishin tregti të shkëlqyeshme në vitin 2020 dhe se ai do të vazhdonte të motivonte kompanitë turke të investonin edhe më shumë në Maqedoninë e Veriut
Në takimin në Stamboll u theksua se Turqia do të vazhdojë të ndihmojë Maqedoninë e Veriut në luftën kundër pandemisë, me një dëshirë për të thelluar bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë.
Kryeministri Zaev me shpresë se Presidenti Erdogan së shpejti do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, si vazhdim i vizitave të ndërsjella në nivelin më të lartë politik dhe si një kontribut i dukshëm në përparimin e marrëdhënieve.