"Nëse ne realizojmë, edhe Evropa duhet të realizojë, kështu që mesazhi i parë është që proceset duhet të vazhdojnë, sepse përndryshe non-paper dhe diskutimet rreth kufijve të reja etnike, kufijve të rreja të shteteve edhe fëmijët e dinë se kjo është e mundur vetëm me pushkë dhe armë. Ne nuk na duhet kjo, është shekulli 21 ", tha Kryeministri Zaev në intervistën për" Euronjuz Albania ", duke shtuar se ai seriozisht beson se nëse Bashkimi Evropian i shmang dhe i ngadalëson proceset, krijohet tokë pjellore edhe për non pejpera edhe për strategji të cilat do të zhvillohen në diçka të cilën popujt tanë këtu nuk e dëshirojnë.
Kryeministri Zaev në intervistën përkujton se në botë po zhvillohet epoka e revolucionit të katërt industrial dhe Ballkani me të vërtetë ka ndryshuar, për shkak të së ardhmes evropiane të cilën të gjithë e dëshirojnë.
Ai theksoi se është shumë me rëndësi edhe ajo që Maqedonia e Veriut, është dëshmi se shoqëritë multietnike mund të jenë përparësi e madhe, mësim dhe shembull për të gjitha shtetet tjera.
"E gjithë kjo është e mundur me motivim evropian, Evropa ka për detyrë të na mbajë të motivuar për të vazhduar rrugën tonë evropiane", tha Kryeministri Zaev, duke shtuar se nacionalizmi dhe shovinizmi janë prezent kudo në botë, por në Ballkan është i dukshëm dhe për këtë nuk duhet të ushqehet sepse i shkatërron perspektivat e të rinjve, gjeneratave të tyre.
“Të gjithë ne kemi ndjesi të veçantë kombëtare dhe ngrohtësi në gjirin tone, port ë gjithë ne jemi të detyruar që fëmijëve tanë tu lëmë të ardhme evropiane për këtë besoj në unitet të dallimeve që është simboli i BE-së”, theksoi Zaev.
Kryeministri Zaev shtoi se beson se Evropa me të vërtetë do të mbetet solidare edhe në filozofinë e saj të formimit dhe rezistencës si shembull i vaçantë në botë, do të vazhdojë të ekzistojë dhe të avancohet.
“Sepse ardhmëria e botës është përmes zhvillimin e vlerave demokratike, përmes unitetit në ndryshimet të realizohet prosperiteti dhe e ardhmja e tërë botës, ashtu edhe në kontinentin evropian”, tha Kryeministri Zaev në intervistë.