“Kur ata do të vendosin të bëjnë hapat e ardhshëm dhe të ofrojnë fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut, pasi që atë ne e meritojmë, mund të na paraqiten. Gjashtëmbëdhjetë vjet e gjysmë pritje me gjithçka që kalojmë është shumë traumë dhe ne kemi 12 rekomandime pozitive nga Komisioni Evropian”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në intervistën për “Konflikt zona” të “Dojçe Veles”, në pyetjen çfarë mesazhi ka për Bashkimin Europian.
Ai rikujtoi se Komisioni Evropian muajin e kaluar vlerësoi Republikën e Maqedonisë së Veriut me rezultatin më të lartë për shkak të arritjes së 63% të konkluzioneve për realizimin e Programit për Reforma Ekonomike dhe në raportin e fundit për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë na bën vendi më i mirë, lider në Ballkan sa i përket reformave.
Ne jemi të përgatitur, tha Kryeministri Zaev dhe shtoi se në ndërkohë Maqedonia e Veriut do të vazhdojë me evropeizmin.