"Vendi ynë e di se çfarë do të thotë solidaritet dhe sa e rëndësishme është të kthehemi në solidaritet me të njëjtin solidaritet dhe mirëkuptim për tragjedinë e njerëzve," tha Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për Sitel TV kur u pyet për vendimin e Maqedonisë Veriore për të pranuar një numër qytetarësh nga Afganistani.
"Ofruam ndihmë për shkak se gjithmonë kemi qenë solidarë dhe e dimë se çfarë do të thotë solidariteti. Qytetarët duhet të kujtojnë se Afganistani mori pjesë në ndërtimin e Shkupit pas tërmetit katastrofal dhe mori pjesë në ndërtimin e Sallës Universale. Në kohën më të re, qytetarët afganë punuan bashkërisht me ushtarët tanë në përpjekjet për t’u vendosur demokracia në këtë vend. Punuan në projekte humanitare në Afganistani dhe është obligimi ynë që tani t’i ndihmojmë kur jeta e tyre është në rrezik”, tha Kryetari Zaev. në intervistën për TV Sitel
Ai shtoi se komentet se vendi ynë ka treguar më shumë gatishmëri nga vendet më të mëdha dhe më të pasura për të pranuar refugjatë nga Afganistani janë të politizuara.
“Është çështje vleras, por edhe përcaktim human që të dëshmojmë se jemi njerëz dhe kemi kuptim për vuajtjet e popullit afgan. Jam shumë krenar se do t’u japim shpresë 450-500 ose më shumë personave”, potencoi Kryeministri Zaev dhe informoi se harxhimet për akomodimin e tyre deri në destinacionin e tyre përfundimtar në vendet e treta mbulohen nga Shtetet e Bashkuara. të Amerikësë.