Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, sot u takua me delegacionin e Republikës së Kosovës të kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Në takim, janë konfirmuar marrëdhëniet miqësore midis dy shteteve.
Është konstatuar prej të dyja palëve se integrimet në NATO do të thonë stabilitet dhe siguri për shtetet në rajon dhe se mundësojnë zhvillim ekonomik. Janë shprehur angazhime për eurointegrimet, si edhe për zbatimin e vlerave evropiane në vendet, në dobi të zhvillimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve edhe në Maqedoninë e Veriut edhe në Kosovës.
Janë dërguar edhe përgëzime për kryeministrin Zaev dhe për Qeverinë për politikat e dialogut në planin ndërkombëtar, të cilat kontribuuan për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe anëtarësimin e plotfuqishëm në NATO si edhe pritshmëritë për hapat në perspektivat evropiane.
“Anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO do të thotë stabilitet dhe siguri, por kontribuoi edhe për rritjen e interesimit të investitorëve të huaj për angazhime n shtet, që ka kontribut në zhvillimin e ekonomisë. Jemi të fokusuar që ta zhvillojmë jetën e qytetarëve me zbatimin e vlerave evropiane, veçanërisht në sferën e qeverisjes të së drejtës dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ndërsa kontribut në planin ekonomik ka edhe koncepti “Një shoqëri për të gjithë” të cilin e zhvilluam me sukses i cili solli të drejta të barabarta, por edhe përgjegjësi për të gjithë qytetarët”.
Në takim është vlerësuar se edhe Maqedonia e Veriut edhe Kosova kanë dëshmuar nivel të pjekurisë politike përmes solidaritetit të shprehur pas zhvillimit të ngjarjeve në Afganistan, ndërsa është biseduar edhe për rëndësinë e solidaritetit midis shteteve në rajon, Evropë dhe botë, me qëllim të përballjes së suksesshme me pandeminë, si edhe për mundësitë e zhvillimit të bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Gjithashtu, në takim u shpreh gatishmëria nga Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria për të ndarë përvojat në nivel këshillues, në fushën e integrimit në NATO.