Zaev dhe Nikollovski e promovuan “Tani çdo gjë është publike – Korrupsioni nuk paguhet”:T'ua pengojmë rrugën të gjithë atyre që e korruptojnë shoqërinë tonë

 Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për luftën kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, Ljupço Nikollovski, sot e promovuan fushatën për ngritjen e vetëdijes dhe për mbështetje në luftën kundër korrupsionit.

Kryeministri Zaev në promovim theksoi se nën sloganin  “Tani çdo gjë është publike – Korrupsioni nuk paguhet” fushata është me interes të veçantë publik dhe pjesë e frontit të gjerë për luftë kundër korrupsionit dhe del nga vullneti i qartë politik për të luftuar për çrrënjosjen e tërësishme të korrupsionit.

“Fushata është shprehje edhe e angazhimit të afirmuar t’u japim zë dhe dukshmëri për mekanizmat qartë të vendosur për bashkëpunimin mes të gjitha institucioneve për trajtimin dhe parandalimin e korrupsionit, si dhe për inkurajimin e qytetarëve dhe mediave që të tregojnë dhe të flasin publikisht dhe me zë të lartë", theksoi Kryeministri Zaev.

Fushata ka për qëllim t’i mobilizojë qytetarët dhe administratën shtetërore në sigurimin e mekanizmave mbrojtëse dhe rezistencë ndaj korrupsionit që shkatërron shoqërinë në të gjitha bazat.

Bëhet fjalë për fushatë të integruar, tha Kryeministri Zaev, që do të informojë për mekanizmat mbrojtëse përmes produksionit me video dhe audio, aktivitete të ndryshme PR, ndërsa si kanale për komunikim me mesazhet e tyre janë marrë platformat digjitale të rrjetet sociale, ueb portalet e vendit, bilbordet, ndërsa do të krijohet edhe ueb faqe speciale interaktive.

“Në fushatën “Tani çdo gjë është publike – Korrupsioni nuk paguhet” duhet të shihet si edhe një kontribut për komunikimin e sinkronizuar dhe për realizimin e prioriteteve të përcaktuara në Strategjinë nacionale për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave 2021-2025”, potencoi Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev.

Ai theksoi se mesazhet e fushatës thirrin në përgjegjësi secilin që është thirrur dhe i është dhënë mundësia të merr pjesë në krijimin dhe zhvillimin e institucioneve efektive, efikase dhe transparente dhe të jemi të unifikuar dhe bashkë në luftën e pa-kompromis kundër korrupsionit dhe krimit në të gjitha nivelet si investim i ynë i përbashkët  për justifikim të besimit që na e dhanë qytetarët.

Zaev i ftoi qytetarët të bëhen të guximshëm dhe të Zaev u bëri thirrje qytetarëve të inkurajohen dhe të raportojnë korrupsionin dhe si sundimtar i padiskutueshëm dhe përfundimtar në vendin tonë demokratik të mos kenë frikë nga askush, dhe u tha zyrtarëve të të gjitha niveleve se korrupsioni nuk paguan dhe se destinacioni i fundit i atyre që kryerja e këtij krimi është burgu dhe turpi para bashkësisë.

Zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, Ljupço Nikollovski, shtoi se bëhet fjalë për fushatë të gjerë komunikimi, me qëllim të vetëm – në nivel më të lartë të informohet opinioni për dëmin e korrupsionit në funksionimin e një shoqërie, për ngritjen e vetëdijes te secili qytetar dhe të njeh dhe të raportojë korrupsion.

“Me fushatën  e dërgojmë mesazhin – se kjo Qeveri është maksimalisht e përkushtuar dhe e vendosur, të udhëheq politikë të transparencës, që është baza e luftës kundër korrupsionit. Përfundimisht, Qeveri transparente do të thotë krijim i kushteve që çdo qytetar të sheh se si funksionon sistemi dhe t’i ketë të gjitha mundësitë për t’i detektuar mangësitë, lëshimet dhe të alarmojë për parregullsi”, theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë, Nikollovski.

Në fjalimin e tij ai tha se në videot e fushatës në mënyrë dramatike është përfaqësuar megafoni si simbol që përforcon zërin, gjegjësisht që tentimi për korrupsion të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm për shkak të transparencës së proceseve.

“Pikërisht këto megafonë janë simbol për të gjitha mjetet e transparencës, të cilat janë të disponueshme për të gjithë qytetarët, në çdo kohë. Siç thotë slogani, "Tani gjithçka është publike", kështu që megafonët në video, duke përforcuar zërin e bisedës dhe duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe individëve, bëjnë që transparenca të kuptohet si një parametër që duhet t'i largojë ata nga qëllimi për korrupsion ”, theksoi Nikollovski.

Sipas zëvendëskryeministrit, me këtë fushatë dërgohet mesazhi se kjo Qeveri është maksimalisht e përkushtuar dhe e vendosur për të ndjekur një politikë transparence, e cila është baza e luftës kundër korrupsionit. Në fund të fundit, një qeveri transparente nënkupton krijimin e kushteve për pothuajse çdo qytetar për të parë se si funksionon sistemi dhe në të njëjtën kohë të ketë të gjitha mundësitë për të zbuluar dobësitë, lëshimet dhe të jetë vigjilent për parregullsitë.

"Transparenca, ngritja e zërit dhe vetëdija janë çelësi për të luftuar këtë të keqe. Duhet të jemi të informuar. Duhet të jemi të guximshëm. Tani gjithçka është publike. Me të vërtetë, me gjithë atë transparencë, korrupsioni nuk është paguar", tha Ljupço Nikollovski, zëvendëskryetar i Qeverisë i ngarkuar për luftën kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, në promovimin e fushatës “Tani çdo gjë është publike – Korrupsioni nuk paguhet” , njoftoi se shpejtë do të publikohet sistem për raportimin e korrupsionit dhe për ndjekjen e të gjitha lëndëve lidhur me këtë vepër penale.