Kryeministri Zaev me familjen e kryen detyrimin qytetar dhe obligimin ligjor ndaj Regjistrimit të Popullsisë 2021

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, bashkë me familjen e tij në shtëpinë e tij në Strumicë, e kryen detyrimin qytetar dhe obligimin ligjor dhe realizuan procedurën për regjistrim.

Siç theksoi ai, në këtë mënyrë ata u bënë partner në këtë proces që të mund shteti, institucionet publike, pushteti lokal dhe komuniteti i biznesit, në bazë të të dhënave të sigurojnë jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

“Mbeten edhe 4 ditë deri në fund të operacionit statistikat më të rëndësishëm dhe më të komplikuar – Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave, të cilin e realizon Enti Shtetëror për Statistikë. Pas 20 vjetësh, përfundimisht shteti ynë do të ftojë të dhëna relevante dhe aktuale të cilat më tej do të jenë bazë për krijimin e politikave reale të cilat në tërësi u përgjigjen nevojave të qytetarëve”, tha Kryeministri Zaev.

Për të qenë plotësisht i suksesshëm ky operacion vazhdon apeli, theksoi Kryeministri Zaev, t’i prisni regjistruesit dhe përmes procedurës së thjeshtë dhe për kohë të shkurtër, secili qytetar të jep kontributin e tij dhe me këtë të kemi regjistrim të suksesshëm si garanci për ardhmëri të sigurt dhe të parashikueshme për të gjithë ne.