Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e udhëhoqi delegacionin qeveritar dhe bashkë me zëvendëskryetarin e Qeverisë të ngarkuar për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe ministrin për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski, vendosi kurora me lule të freskëta në kompleksin memorial “Varrezat të të Pamposhturve”, në kuadër të përmbajtjeve të programit për kremtimin e festës 11 Tetori – Dita e Kryengritjes Popullore dhe me rastin e jubileut 80 vite nga kjo ngjarje.
Duke shprehur respekt dhe në shenjë të kujtimit, si dhe respektit ndaj veprave dhe heronjve nga lufta popullore-çlirimtare antifashiste, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në emër të popullit u shpreh mirënjohje luftëtarëve nga Prilepi që në shërbimet ushtarake kanë dhënë 8.000 pjesëtarë, prej të cilëve 2.700 luftëtarë aktiv me armë në dorë, 650 viktima, 15 heronj nacional dhe 154 bartës së mirënjohjes “Monument Partizan 1941” dhe prej të cilëve bashkë me shokët dhe shoqet e tyre nga i gjithë vendi morën pjesë në luftën për liri nga fashizmi por edhe në shtet maqedonas.
Kryeministri Zoran Zaev dhe delegacioni qeveritar, së bashku me delegacione të tjera, mysafirë dhe qytetarë nga Prilepi dhe vendi, do të ndjekin programin festiv dhe fjalimet e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, kryetarit të Komunës së Prilepit Ilija Jovanoski dhe të kryetarit të Bordit Komunal të Luftëtarëve nga Prilepi Krume Sokoloski.