Zaev: Përgëzoj njerëzit e përkushtuar nga institucionet tona që së bashku me kolegët e tyre nga Shqipëria dhe Serbia për në afate të shkurta përgatitën mekanizmat për përfitimet e para të “Ballkanit të Hapur”

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev priti një delegacion të përfaqësuesve të institucioneve qeveritare të përfshira në grupet punuese që në të kaluarën kanë punuar në përgatitjen e marrëveshjeve dhe memorandumeve që në kuadër të “Ballkanit të Hapur” është paraparë të nënshkruhen në takimin e radhës të liderëve të iniciativës në Tiranë më 22 dhjetor.
 
 Ekspertë, udhëheqës, nëpunës të lartë shtetërorë dhe ekspertë në fusha të veçanta nga Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punve Brendshme, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Sekretariati për Çështjet Evropiane , si dhe Drejtoria Doganore, Agjencia për Punësim, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe institucione të tjera, morën pjesë në punën së bashku me kolegët e tyre nga Shqipëria dhe Serbia dhe në kuadër të afatit përgatitën tre marrëveshjet e rëndësishme për avancimin e bashkëpunimit rajonal.,

 Në takim, Kryeministri Zaev tha se Marrëveshja për kushtet për interkoneksion të skemave elektronike të identifikimit për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, Marrëveshja për Kushtet për qasje të lirë në tregun e punës nga Ballkani Perëndimor, si dhe Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë së ushqimit dhe politikls fitosanitare, ofron qasje të lirë në tregun e punës të qytetarëve të tre vendeve, si dhe lehtëson importet, tranzitin dhe eksportet ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.

Në emër të tij dhe në emër të Qeverisë, Kryeministri Zaev shprehu mirënjohjen e tij për investimin e tyre në këtë projekt të rëndësishëm për qytetarët tanë dhe për qytetarët e rajonit, duke bërë kështu hapat e parë konkretë për përfitimet e ndërlidhjes së Ballkanit Perëndimor.