Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendësministri për Financa Dimitar Kovaçevski dhe zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave,Trajan Dimkovski, sot merr pjesë në Samitin e Nismës “Ballkani i Hapur” në Tiranë.
Në takimin në Tiranë, Kryeministri Zaev bashkë me Presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, do të nënshkruajnë më shumë marrëveshje multilaterale dhe bilaterale në drejtim të realizimit të të drejtave themelore për lëvizje të lirë të njerëzve, prodhimeve dhe kapitalit, si pjesë e përfitimeve të planifikuara për bashkëpunim më të madh rajonal dhe avancim në ndërlidhjen mes vendeve nga Ballkani Perëndimor.
Në Tiranë sot do të nënshkruhet Marrëveshja për kushte për qasje të lirë në treg në Ballkanin Perëndimor, Marrëveshja e ndërlidhje për skemat elektronike të identifikimit për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, Marrëveshja mes qeverive të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurinë ushqimore dhe politikën fitosanitare.
Në Samitin në Tiranë në kompetencë të ministrive për ekonomi dhe financa, do të nënshkruhen edhe marrëveshje bilaterale për njohjen e miratimeve për Operator të autorizuar ekonomik dhe siguri mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë.
Në kuadër të agjendës në Samit është paraparë edhe pjesëmarrja e Kryeministrit Zaev dhe zëvendësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkivski në Forumin e Bujqësisë për bashkëpunim rajonal.