Aleksandar Nikolloski
Aleksandar Nikolloski është politikan i shquar maqedonas dhe i diplomuar në shkenca politike. Ai ka lindur më 24 mars të vitit 1984.
Nikolloski ka përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin Juridik "Justiniani Parë" në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku fiton titullin politolog i diplomuar. Më pas vazhdon shkollimin në të njëjtin fakultet, ku është kandidat për magjistër i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
Karriera e tij profesionale filloi në vitin 2000, kur u bë kryetar i Unionit të shkollave të mesme të Maqedonisë, post të cilin e mbajti deri në vitin 2002. Nga viti 2002 deri në vitin 2004, Nikolloski ishte sekretar i FRESTA - programit për organizata joqeveritare dhe dialog ndëretnik në Evropën Juglindore, i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Danimarkës.
Në vitin 2006, Nikolloski u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ku qëndroi deri në vitin 2016, ndërsa më pas u rizgjodh në vitin 2020, ku qëndroi deri në vitin 2024. Në Kuvend është anëtar dhe kryetar i komisioneve të shumta, duke përfshirë Komisionin për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, Komisionin për Politikë të Jashtme, Komisionin për Çështje Kushtetuese dhe Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive. Nikoloski merr pjesë aktive edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku ishte nënkryetar nga viti 2015 deri në vitin 2017. Ai është gjithashtu nënkryetari i parë i Komisionit për Çështjet Politike dhe Demokraci dhe nënkryetari i parë i Komitetit për Zbatimin e Obligimeve dhe Angazhimeve të Vendeve-Anëtare të Këshillit të Evropës (Komiteti i Monitorimit).
Në karrierën e tij, Nikolloski ka fituar shumë mirënjohje dhe çmime. Ai u zgjodh si lideri i ri Evropian 40 nën 40 personat më me ndikim në Evropë për vitin 2022 nga organizata "Miqtë e Evropës", përzgjedhje zyrtare e Bashkimit Evropian.
Aleksandar Nikoloski flet rrjedhshëm anglisht dhe frëngjisht.