Borko Ristovski

Pozita e punës: 
Ministër për Sport
Posta elektronike: 
#
Profili në Twitter: 

#

Profili në Instagram: 

#

Фотографија: 
Biografia: 

Borko Ristovski është hendbollist dhe menaxher sportiv i shquar maqedonas. Ai ka lindur më 2 nëntor të vitit 1982.

Ristovski e filloi karrierën e tij si hendbollist në KH Jug Shkup (1998/1999) dhe KH Maqedoni Shkup (1999/2000), para se t'i bashkoheT KH Vardar. Në KH Vardar Shkup, ndër tjerash, karrierën e tij si portier e ndërton në periudhat 2001/2002-2002/2003, 2010/2011, si dhe 2019/2020-2022/2023, duke arritur suksese të rëndësishme.

Suksesi i tij ndërkombëtar e ka çuar në klube si SD Tecro Pontevedra, CB Algeciras në Spanjë, Metalurg Shkup, Vfl Gummersbach në Gjermani, Al Ahly në Egjipt, US Creteil në Francë, Rhein-Neckar Lowen në Gjermani, Barcelona në Spanjë, Benfica në Portugali dhe TBV Lemgo në Gjermani. Në secilin prej këtyre klubeve, Ristovski tregon aftësi të jashtëzakonshme, duke fituar tituj dhe mirënjohje të shumta.

Në vitin 2023, Ristovski u emërua drejtor ekzekutiv i KH Vardar.

Borko Ristovski ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin për Turizëm dhe Menaxhment në Shkup, me specializim në fushën e financave dhe menaxhmentit.

Kontributi i tij në sport dhe komunitet është vlerësuar me disa çmime, ndër të cilat veçohen: Çmimi për Qytetar Nderi i Republikës së Maqedonisë (2012) dhe Medalje për Merita për Maqedoninë (2017), të dhuruara nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë.

Ristovski flet rrjedhshëm anglisht, spanjisht, portugalisht dhe gjermanisht.