Kovaçevski: Javën e ardhshme fillon dialogu ekonomik dhe social për rritje të re të pagës minimale

“Qeveria mbetet e përkushtuar për rritjen e pagës minimale dhe prandaj javën e ardhshme do të nisë dialogu ekonomik dhe social për rritjen e re të saj. Nëse dikush ka qenë për rritjen e pagës minimale, atëherë ka qenë Qeveria e LSDM-së dhe të mos harrojmë se paga minimale ka qenë 9000 denarë, tani është mbi 15000 denarë”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për Radio Televizionin Nacional.

“Unë kam qenë një nga përkrahësit që mendoj se duhet të rritet paga nga 9 në 15 mijë denarë sepse kam marrë pjesë në realizimin e atij programi ekonomik me anëtarët e tjerë të ekipit që e bënin atë kohë. Unë kam qenë edhe ai që kam thënë që të rritet paga minimale, por edhe atëherë dhe tani duhet të rritet paga minimale përmes dialogut ekonomik dhe social. Pse? Sepse paga minimale nuk mund të jetë vendim i njëanshëm, administrativ sepse këtu përfshihen kompanitë”, tha kryeministri Kovaçevski.
 
Ai shtoi se qeveria vazhdimisht po krijon politika për të mbështetur kompanitë për të ruajtur produktivitetin në mënyrë që të ketë rritje reale të pagës minimale.

“Prandaj shteti është në dispozicion edhe të punëtorëve edhe të punëdhënësve”. Të hënën është caktuar takimi i sindikatës, zëvendës- kryetarit përgjegjës për çështjet ekonomike koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet,  Ministra për Punë dhe Politikë Sociale dhe Ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në të cilin të gjitha kërkesat e sindikatës do të merren parasysh. Më pas do të fillojë menjëherë dialogu ekonomik dhe social me odat e tregtisë dhe përfaqësues të tjerë të punëdhënësve. Kështu ishte hera e fundit, kështu ndodhi me vendosen e të dielës si ditë jopune. Që do të thotë se Qeveria mbetet në përkushtimin e saj për rritjen e pagës minimale”, tha Kryeministri Kovaçevski në një intervistë për transmetuesin publik.