Kryeministri Kovaçevski: Kjo Qeveri që nga ardhja në pushtet rriti pagën minimale për 100%

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në ditarin e TV Sitel në pyetjen për kërkesën e opozitës dhe sindikatave për harmonizimin e pagave tjera, si dhe të pagës minimale, vlerësoi se është e papërgjegjshme të bllokohet një shtet në kohë krize. duke shtuar se qasja për zgjidhjen e kësaj çështjeje është e njëjtë si dhe për pagën minimale, përmes  dialogut të hapur me përfaqësuesit e të gjitha sindikatave.

“Përmes atij procesi kemi ardhur deri te vendimi që paga minimale të rritet në 18.000 denarë. Mendoj që kjo është dinjitoze sa u përket  qytetarëve pasi që çdo qytetar meriton të vlerësohet, unë mendoj se 18.000 denarë nuk mjaftojnë, por megjithatë nëse e shikojmë Qeveri dhe politikën e saj, paga minimale kur LSDM-ja e mori Qeverinë ishte 9.000 denarë, disa industri edhe nën 9.000 denarë – tani kemi 100% rritje të pagës minimale”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Ai e vlerësoi vendimin për rritjen e pagës minimale në 18.000 si dëshminë më të mirë të politikës ekonomike të cilën e ndjek  kjo Qeveri, qëllimi i së cilës është rritja  e standardit jetësor të qytetarëve dhe shmangia e shpenzimeve të mjeteve në shpenzime joproduktive, prej të cilave asnjëra nuk ka asnjë përfitim.

Duke nënvizuar se me zgjidhjen e propozuar për pagën minimale, në sektorin publik 17.000 të punësuar  do të kenë rritje të pagës minimale në  nivel të ri prej 18.000 denarë, Kryeministri Kovaçevski, theksoi se në vitet e fundit kjo Qeveri ka rritur pagat në më tepër sektorë në vend.

“Çdo rritje e pagave duhet të shoqërohet me rritje të produktivitetit, efikasitetit dhe që duhet të jemi të vetëdijshëm se në administratën publike ka filluar  procesi i reformave, të cilat duhet ta rrisin efikasitetin e sektorit publik, gjë që do të çojë në  korrigjimin normal të pagave, i cili po e përsëris, në periudhën e kaluar është bërë në më tepër sektorë”, tha Kryeministri Kovaçevski për Sitel, duke theksuar se Qeveria do të bëjë çdo gjë që dinjiteti i të gjithë të punësuarve në sektorin publik të jetë në një nivel që meritojnë.