Lufta në Ukrainë është një kërcënim i madh për sigurinë evropiane dhe botërore dhe duhet të përfundojë menjëherë, Rusia duhet të tërhiqet, theksoi Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për Slobodna TV, duke shtuar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut dënon sulmin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.
“Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s dhe ne të gjitha vendimet i marrim në përputhje me vendimet e aleancës në një proces në të cilin marrim pjesë si shtet anëtar. Ne jemi në anën e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës dhe në emër të mbrojtjes së atyre vlerave ndërkombëtare të harmonizuara plotësisht me sanksionet ekonomike që BE ka vendosur ndaj Rusisë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të kësaj lufte”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.
Ai shprehu shqetësim për përshkallëzimin e agresionit ushtarak të Rusisë.
“Ne shohim se në Ukrainë po përkeqësohet situata dhe prandaj dua të bëj thirrje edhe një herë që Rusia të tërhiqet nga sulmi ndaj Ukrainës. Sot ka ndodhur një zjarr në një termocentral bërthamor, i cili për fat të mirë është shuar, por vetëm konfirmon se sa i madh është rreziku për sigurinë evropiane dhe botërore nga një sulm i tillë i pamatur”, nënvizoi Kryeministri i Qeverisë Kovaçevski.
Këto janë qëndrimet tona të shprehura qartë, tha Kovaçevski, duke shtuar se VMRO-DPMNE-ja dhe lideri i tyre, në vend që të akuzojnë pa bazë, duhet të mendojnë për koalicionin e tyre me partinë politike të Majtë, e cila është në anën e Rusisë dhe e cila dje ishte qartazi kundër deklaratës së dënimin e sulmit rus ndaj Ukrainë.