Kovaçevski: Vendimi për racionalizimin e shpenzimeve për institucionet duhet të respektohet

Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, theksoi se vendimi për racionalizimin e shpenzimeve për institucionet, duhet të respektohet.

 “Me vendimin e djeshëm çdo furnizim i mobilieve apo veturave duhet të miratohet nga Qeveria dhe do të bëhet vetëm nëse është e nevojshme. Në lidhje me shpenzimet e  tjera, shpenzimet rrjedhëse, shpenzimet e mallrave dhe shërbimeve me këto masa të gjithë përdoruesit buxhetor dhe njësitë e shfrytëzuesve janë të detyruar të ulin shpenzimet e mallrave dhe shërbimeve pwr 10%, gjithashtu shpenzimet pwr  përfaqësime janë ulur pwr 50%. Kontrolli kryhet nga Ministria e Financave,e cila bënë inspektimin në bazë ditore për punën e tyre dhe shpenzimet , ndërkaq NP dhe shoqëritë tregtare në pronësi shtetërore  janë të detyruara që çdo tre muaj t'i dorëzojnë Komisionit të Sistemit Ekonomik raporte financiare, të cilat më pas shqyrtohen nga Qeveria,” tha Kryeministri Kovaçevski.

 Ai shtoi se kur hartohej Buxheti për vitin 2022, shpenzimet vijuese janë ulur për 8%, mobilimi ishte siguruar vetëm për pajisjen e kazermave dhe shkollave ku ka nevojë, dhe makinat janë siguruar për shërbimet e inspektimit dhe institucioneve të tjera aty ku është e nevojshme.