Kryeministri Kovaçevski: Jemi partnerë me Kryqin e Kuq për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të të gjithë qytetarëve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski sot mori pjesë në manifestimin me rastin e 17 Marsit - Ditës së themelimit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Kovaçevski shfrytëzoi rastin në këtë datë të rëndësishme që të anëtarësohet si vullnetar në radhët Kryqit të Kuq, ndërsa për bashkëpunimin e suksesshëm me Qeverinë dhe përpjekjet e veçanta në realizimin e misionit të kësaj organizate humanitare, Kryeministrit i është dhënë mirënjohje.

Në vazhdim e përcjellim fjalimin e Kryeministrit Kovaçevski në tërësi:

“Nuk ekziston njeri që nuk e njeh simbolin e Kryqit të Kuq në sipërfaqe të bardhë.

Kjo shenjë ndërkombëtare është shkruar në vetëdijen publike si simbol që lidhet me ndihmën e parë, dhënien e kujdesit mjekësor, dhe mbrojtjes sociale të popullatës.

Kryqi i Kuq është simbol i bashkimit të të gjithë humanistëve, dhuruesve të gjakut, të gjithë vullnetarëve dhe donatorëve që ndihmojnë  njerëzit në mbarë botën, kategorive të qytetarëve, të cilët në një moment të caktuar janë gjetur në një situatë të pafavorshme.

Sot, Organizata e Kryqit të Kuq në vendin tonë shënon 77 vjetorin e ekzistencës dhe veprimin humanitar vullnetar, të shprehur përmes veprimeve të shumta masive vullnetare për dhënien e ndihmës.

Kjo organizatë humanitare, e themeluar në vitin 1945, në bazë vullnetare punon për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe avancimit të pozitës së personave të rrezikuar social, duke ofruar kujdes dhe respekt për çdo person, veçanërisht në rast të fatkeqësive dhe katastrofave.

Të nderuar të pranishëm,

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar Programin për bashkëpunim,  ka vendosur partneritet me Organizatën e Kryqit të Kuq për sigurimin e vazhdueshëm të rezervave të mallrave për ndihmë humanitare.

Ato janë në dispozicion për të vepruar në mënyrë emergjente gjatë gjendjeve të jashtëzakonshme, si ndihmë për popullsinë e cenueshme  të prekur nga fatkeqësitë ose gjendja emergjente.

Jemi së bashku në tejkalimin e pasojave nga katastrofat dhe situatat e krizës shëndetësore që kanë prekur vendin tonë vitin e kaluar.

Qeveria dhe ministritë dikasteriale, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe institucionet lokale, me Kryqin e Kuq sigurojnë komunikim dhe bashkëpunim në zbatimin e aktiviteteve për përmirësimin e mirëqenies së komunitetit në kushte paqeje dhe situata të krizës.

Ofrojmë mbështetje gjatë organizimit të aksioneve për ngritjen e ndërgjegjes  publike  për mbrojtjen nga fatkeqësitë, promovimin e dhurimit vullnetar të gjakut dhe tejkalimin e situatave të krizës kur ka nevojë për mbështetje humanitare.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vënë në dispozicion të gjithë bazën e tij vullnetare për tejkalimin e pasojave të pandemisë së shkaktuar nga KOVID-19.

Disa qindra persona dhe ekipe të mobilizuese, bashkë me personelin mjekësor e ndihmës dhe me pjesëtarët e personave me uniformë dhe punonjës të tjerë të Armatës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme,  në vendin tonë kanë punuar për të ofruar ndihmë.

Me partneritet zbatojmë edhe procesin e vaksinimit në vend, kundër Kovid-19.

Kemi bashkëpunuar  edhe në shuarjen e zjarreve që përfshinë pjesën lindore të vendit vitin e kaluar.

Në shenjë mbështetje të këtij bashkëpunimi, në emër të Qeverisë dhe në emër të të gjithë qytetarëve të vendit tonë, ju dërgoj urimet e mia të sinqerta juve të dashur punonjës dhe vullnetarë për punën tuaj.

Besoj se kremtimi i përvjetorit të sotëm, për ju do të jetë një shtysë tjetër për zhvillimin e mëtejshëm të aktiviteteve humanitare, ndërsa për të gjithë ne, pjesa tjetër do të jetë një nxitje për mbështetje të mëtejshme të aktivitetet tuaja.