Kovaçevski: Me koordinim mes institucioneve, lufta kundër korrupsionit dhe krimit do të jep rezultat

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot mbajti fjalim në tryezën rrumbullakët me temë “Kultura e integritetit – Rruga drejt suksesit në luftën kundër korrupsionit”.

Në ngjarje, që është pjesë e projektit “Promovimi i transparencës dhe përgjegjësisë në administratën publike të Maqedonisë së Veriut”, morën pjesë edhe Sllavica Gërkovska, zëvendëskryeministrja për politika dhe qeverisje të mirë, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski, ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Admirim Aliti, ministri për Vetëqeverisje Lokale, Goran Milevski, drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Llukarevska, përfaqësues të tjerë të institucioneve qeveritare, kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska dhe zëvendësshefi i Delegacionit të BE-së në vendin tonë, Julijan Vasallo,

Projekti “Promovim i transparencës dhe përgjegjësisë në administratën publike të Maqedonisë së Veriut” ka për qëllim të vendos themelet dhe detyrimet e të gjitha institucioneve në drejtim të sjelljes së tërësishme të sistemit të integritetit, implementimit të drejtë të Ligjit për mbrojtjen e denoncuesve dhe zbatimin me sukses të rekomandimeve të GREKO-s, me qëllim zbulimin dhe menaxhimin e konfliktit të interesave të përfaqësuesve të pushtetit ekzekutiv.

Në vazhdim të kësaj kumtese ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Kovaçevski në tërësi:

“Të nderuar mysafirë dhe pjesëmarrës në tryezën e rrumbullakët me temë “Kultura e integritetit – Rruga drejt suksesit në luftën kundër korrupsionit”.

Më lejoni t’ju dëshiroj mirëseardhje në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ju dëshiroj debat të suksesshëm të tryezës së rrumbullakët me temë “Kultura e integritetit – Rruga drejt suksesit në luftën kundër korrupsionit”, që është pjesë e projektit “Promovim i transparencës dhe përgjegjësisë në administratën publike në Maqedoninë e Veriut”.

Nga kjo përbërje kyçe e ekspertëve dhe krijues të politikave të lidhura me luftën kundër korrupsionit  pres një debat të thelluar dhe rekomandime që do të na sjellin dobi të madhe për një nga prioritetet tona kryesore – parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit.

Korrupsioni në të gjitha nivelet është një nga kërcënim për shoqërinë dhe për të gjithë qytetarët. Shoqëria, institucionet, veçanërisht ato institucione dhe individë që janë më të përgjegjshmit dhe më të thirrurit, duhet të njohin, parandalojnë dhe ndëshkojnë të gjitha format e korrupsionit. Nëse nuk ka vullnet për këtë ose nëse ato mekanizma pengohen në ndonjë mënyrë, kjo sëmundje sociale do të prekë të gjitha pjesët vitale të komunitetit dhe do të pengojë zhvillimin e saj.

Angazhimi ynë është të krijojmë një shoqëri në të cilën ne këmbëngulim për qasje të barabartë në drejtësi, sundim efikas të ligjit në të gjitha nivelet, si dhe institucione transparente, efektive dhe të përgjegjshme.

Nga përvoja e deritanishme, por edhe në përputhje me rekomandimet, duhet pa vonesë të dyfishojmë përpjekjet për njohjen, parandalimin dhe zgjidhjen e praktikave korruptive që kanë krijuar situata të perceptimit të gjerë të korrupsionit.

Nga njëra anë, hapi i përbashkët që duhet të bëjmë është të kundërshtojmë krijimin e një ambienti ku çdokush do të ndihet i privilegjuar. Nga ana tjetër, detyra jonë është të krijojmë kushte në të cilat do të sigurohemi se drejtësia dhe ndëshkimi për veprat e korrupsionit, askush të mos i anashkalojë.

Realizimi i këtij qëllimi, i cili është identik me qëllimin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të arrihet me përkushtimin e Qeverisë dhe politikave dhe strategjive të saj për luftën kundër korrupsionit.

Të njëjtën qasje presim edhe nga deputetët në Kuvend, por edhe nga të gjithë zyrtarët e ekzekutivit dhe gjyqësorit. Të eliminohet korrupsioni në të gjitha format e tij dhe në të gjitha strukturat e shoqërisë.

Për të arritur këtë, duhet të sigurohet vendimmarrja e përgjegjshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente në të gjitha nivelet. Të zhvillojmë institucione efektive, të përgjegjshme dhe transparente dhe të jemi të bashkuar dhe së bashku në luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit në të gjitha nivelet.

Kjo duhet të jetë investimi ynë i përbashkët për të justifikuar besimin që na kanë dhënë qytetarët sepse lufta kundër korrupsionit zë një vend të dukshëm në programet tona zgjedhore.

Vitin e kaluar, raporti i GREKO-s për Republikën e Maqedonisë së Veriut me rekomandimet nga raundi i pestë i vlerësimit, me temën “Parandalimi i korrupsionit dhe promovimi i integritetit të pushtetit qendror” shënoi progres në fushën e rekomandimeve për luftën kundër korrupsionit.

Ky është tregues për vullnet të shprehur qartë politik, për parandalim dhe çrrënjosje të madhe të korrupsionit.

Në Raport pozitivisht është vlerësuar sjellja e Kodit të ri për sjellje etike, veçanërisht është potencuar se po veprohet sipas dispozitave të Kodit, gjegjësisht që nuk ka më raste të zyrtarëve të shkarkuar.

U përshëndet edhe ajo që në mënyrë transparente janë publikuar emrat dhe nivelet e të ardhurave të të gjithë këshilltarëve dhe ministrive të qeverisë në ueb-faqet e tyre.

Ajo që është shumë e rëndësishme është se GREKO ka konfirmuar se Qeveria ka siguruar burime të konsiderueshme financiare, materiale dhe burime njerëzore për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Në ndërkohë u vendos vendosja hapësinore e Komisionit në një objekt bashkëkohor për kryerjen e pandërprerë të punës së tyre jashtëzakonisht të rëndësishme.

Për këtë Qeveri, çdo iniciativë e arritur nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është shqyrtuar me kujdes dhe në detaje dhe veprohet sipas të njëjtave. Në të gjithë procesin e luftës së korrupsionit është jashtëzakonisht i rëndësishëm bashkëpunimi me të gjitha institucionet kompetente kundër korrupsionit, me organet e pavarura, me sektorin joqeveritar, me komunitetin e biznesit.

Si Qeveri kemi orientim dhe respekt të plotë për të gjitha organet e pavarura në vend, e mbi të gjitha drejt Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, si një nga institucionet kyçe në zbulimin dhe parandalimin e korrupsionit.

Kemi Ligjit për mbrojtjen e denoncuesve, por ajo për të cilën kemi përcaktim të fuqishëm për të bërë është të përsosim funksionimin e sistemit të denoncuesve për të nxjerrur  sa më shumë nga mundësitë ligjore.

Të gjitha organet nga administrata shtetërore, organet e pavarura, organizatat administrative dhe njësitë nga vetëqeverisja lokale do të duhet të caktojnë një person të autorizuar për marrjen e aplikacioneve të paraqitura me qëllim të raportimit të brendshëm të mbrojtur i cili do të punojë sipas një protokolli shumë të qartë për mbrojtjen e “sinjalizuesve”.

Në përputhje me rekomandimet e GREKO-s në fazën e avancuar është digjitalizimi i gjykatave dhe prokurorive.

Me sukses janë përmbushur rekomandimet për shpalljet publike  për të gjithë ankesat dhe propozimet të ngritura  për përgjegjësi disiplinore dhe penale të punonjësve të policisë.

Janë emëruar persona të posaçëm për integritet në kuadër të MPB. Janë zhvilluar trajnime të vazhdueshme për të gjithë zyrtarët politikë për forcimin e integritetit të tyre dhe parandalimin e konfliktit të interesit.

Ministria e Punëve të Brendshme e ka plotësuar edhe Kodin e Etikës të punonjësve të policisë me çka tash janë rregulluar çështjet e konfliktit të interesit, zgjidhja e çështjeve të korrupsionit dhe pranimi i dhuratave nga ana e punonjësve të policisë.

Të nderuar,

Lufta kundër korrupsionit është një proces për të cilin kemi nevojë për unitet. Ne kemi nevojë për bashkëpunim dhe kontribut nga të gjithë. Prandaj, ne do të forcojmë më tej koordinimin ndërmjet institucioneve kompetente, ministrive, institucioneve të pavarura si Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe gjykatave, OJQ-ve dhe sektorit privat.

Vetëm në këtë mënyrë lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit në të gjitha nivelet do të japë rezultate. Ky është investimi ynë në besimin që na kanë dhënë qytetarët.

Le të japë secili prej nesh kontributin tonë për ta bërë korrupsionin një histori të së shkuarës.

Zero tolerancë për korrupsionin në një shoqëri të barabartë me të gjithë.

Ju faleminderit”