Në Tabanoc vendoset tabela e parë për Korsinë e gjelbër për Ballkanin e Hapur –është siguruar qarkullim i shpejt për transportuesit

Në vendkalimin kufitar Tabanoc, në hyrje të Maqedonisë së Veriut, Drejtoria doganore e Maqedonisë së Veriut ka vendosur tabelën e parë Shiriti i gjelbër për Ballkanin e Hapur i cili është një nga projektet e para të nismës që jep rezultat konkret dhe të dukshëm për qarkullim më të shpejtë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit.

Përfitimi më i rëndësishëm i Shiritit të Gjelbër për kompanitë dhe transportuesit, si dhe për operatorët ekonomikë të autorizuar nga Ballkani i Hapur është reduktimi i kohës së pritjes në pikat kufitare. Kjo mundësohet nëpërmjet prioritetit në kalimin dhe zbatimin e procedurave doganore me kontrolle të shkurtuara dhe të lehtësuara fizike dhe dokumentative.

Me shënimin vizual të Korsisë së Gjelbër për Ballkanin e Hapur, Drejtoria e Doganave i orienton transportuesit drejt lëvizjes më të lehtë të mallrave dhe zvogëlimin e harxhimeve për eksport dhe import. Javën e ardhshme tabela të tilla do të vendosen edhe në vendkalimin kufitar të Qafë  Thanës dhe pastaj këtë do të bëjnë edhe partnerët nga Serbia dhe Shqipëria, në pozicionet gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut, në ato shtete.

Autorizimi për operator ekonomik   të cilat i lëshon  Drejtoria doganore është konfirmim se personi që mban OEA është partner i besueshëm dhe i sigurt i organit doganor dhe ka kontroll mbi proceset e funksionimit të tij dhe me protokollet që kemi nënshkruar reciprokisht ato certifikata janë njësoj të vlefshme për vendet që janë pjesë e nismës Ballkani i Hapur. Ky është një përfitim i rëndësishëm për kompanitë nga të tre vendet që mund të transportojnë mallrat e tyre më shpejt dhe me efikasitet.