Maqedonia e Veriut, si dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, do të kyçet në Platformën për blerje të përbashkët të gazit të lëngshëm (LNG) dhe hidrogjenit për çka u dakorduan dje BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky është rezultat i politikës së solidaritetit në këto kohë të sfidave, ku strategjia e përbashkët jep rezultate, thuhet mes tjerash në konkludimet e Këshillit të Evropës.
Falë kësaj strategjie për përballje me pasojat nga lufta dhe kriza energjetike Maqedonia e Veriut bëhet pjesë e kësaj platforme të BE-së për blerje të përbashkët të gazit natyror të rrjedhshëm nga SHBA-ja në mënyrë që të lirohemi pjesërisht nga varshmëria e gazit rus.
Këshilli Eevropian në Bruksel këto konkludime i solli dje pas takimit të liderëve të BE-së me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden, ku edhe njëherë agresioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë u vlerësua si shkelje e ashpër e së drejtës ndërkombëtare që shkaktoi numër të madh të viktimave civile dhe krizë masive humanitare të refugjatëve.
Në mesin e konkludimeve për politika të përbashkëta të BE-së dhe SHBA-së si përgjigje ndaj këtij agresioni të papranueshëm ushtarak në Evropë, që referohen ndihmës për Ukrainën dhe për pranim adekuat të refugjatëve dhe menaxhim të krizës humanitare, janë sjellë edhe disa konkludime të cilat kanë të bëjnë me pasojat nga kriza ekonomike me theks të veçantë në energjensët.
Për atë qëllim janë dakorduar disa politika dhe masa të cilat i referohen sigurimit të burimeve alternative të energjensëve, para së gjithash të gazit nga SHBA-ja dhe për stabilizim të tregut energjetik global derisa zgjatë lufta në Ukrainë.