Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për “360” në televizionin Alsat-M, tha se dialogu me Sindiktën për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) është i hapur dhe se po diskutohet për një kornizë, përkatësisht për një metodologji që do lejojnë pa ndikim politik në të ardhmen që pagat e punëtorëve në këto veprimtari të kenë në rritje.
Ai plotësoi se po zhvillohen konsultime në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe në Ministrinë e Financave që të shihen mundësitë që buxheti mund t’i mbështesë në këtë vitë krize.
"Mendoj se duhet të ketë rritje të pagave në arsim, megjithatë duhet të jemi të vetëdijshëm se ky është viti më në krizë, që nga Lufta e Dytë Botërore dhe duhet të sigurohemi që shteti të mund t’i financojë të gjitha obligimet e veta, gjë që i bën. E shihni se edhe në krizën më të madhe e rritëm pagën minimale dhe i rritëm pensionet të cilat paguhen para kohe," theksoi Kryeministri Kovaçevski.
Kryeministri vuri në dukje se në këtë rast përgjegjësia nuk është vetëm në rritjen e thjeshtë të pagave, por ka mundësi për presione inflacioniste shtesë. “Kam biseduar me përfaqësuesit e këshillit të Bankës Popullore, sepse nëse rriten pagat aq sa kërkesa totale e sindikatave, mund të prodhojë presion shtesë inflacioniste. Dhe presioni shtesë inflacioniste do të thotë që rroga që do të marrin punëtorët nuk do t'ia vlejë pas një kohe shumë të shkurtër. Nëse inflacioni rritet, atëherë obligimi i Bankës Popullore është që të ndërhyjë duke rritur normat e interesit, që do të thotë se borxhet që këta qytetarë kanë në llogaritë rrjedhëse në kartat e kreditit me rritjen e normave të interesit do të rrisin edhe detyrimet e tyre për pagesë. Prandaj, zgjidhja duhet të balancohet mes asaj që kërkon sindikata dhe asaj që ofron buxheti si mundësi, sepse të gjithë ata qytetarë tashmë marrin subvencionim për energjinë elektrike, uljen e TVSH-së për ushqimet etj.
E shihni se edhe në krizën më të madhe e rritëm pagën minimale dhe i rritëm pensionet të cilat paguhen para kohe”, theksoi Kovaçevski Kryeministri Kovaçevski theksoi se në këtë rast, përgjegjësia nuk është vetëm te rritja e thjeshtë e pagave dhe se ekziston mundësi për një presione inflatore shtesë.
“Të gjithë punëtorët, veçanërisht të punësuarit në arsim, meritojnë paga më të larta sepse sektori i arsimit është ai që krijon kapitalin njerëzor që kemi në vend dhe që e shohim se është në rënie. “Obligimi ynë si njerëz përgjegjës është që të rrisim pagat dhe këtë ta arrijmë përmes dialogut ekonomik dhe social, me zgjidhje që Buxheti do t'i shërbejë në mënyrë të qëndrueshme”, tha kryeministri Kovaçevski në një emision në TV Alsat-M.