12 këshilltarët e jashtëm të Kryeministrit Kovaçevski janë ekspertë dhe profesorë universitar të dëshmuar

Profesorë të njohur universitarë, ekspertë afatgjatë të dëshmuar në profesionalitetin e tyre, secili në fushën e tij në vend dhe në nivel ndërkombëtar, janë 12 këshilltarët e jashtëm të sapoemëruar të Kryetarit të Qeverisë Dimitar Kovaçevski.

Me vendim të Qeverisë dukshëm është zvogëluar numri i personave që këshillojnë Kryeministrin Kovaçevski. Në vend të ekipit të mëparshëm prej mbi 50, ekipi i tanishëm përbëhet nga vetëm 12 këshilltarë të jashtëm. Mes tyre janë profesorë nga Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Juridik, Fakulteti i Elektroteknikës dhe Informatikës, ish deputetë, por edhe zëvendësministra.

Funksionin  këshilltar i jashtëm për forcimin e kapacitetit të ekipit ekonomik në Zyrën e Kryeministrit e kryen eksperti nga Republika Federale Gjermanisë, Johanes Hajdeker. Hajdeker, i cili paraprakisht ka punuar në më tepër poste drejtuese në sektorin privat, do të fokusohet në forcimin e marrëdhënieve afariste të Maqedonisë së Veriut me Gjermaninë dhe vendet e tjerca të BE-së, me theks në promovimin e mënyrave të furnizimit në të gjithë kontinentin evropian dhe politikës ekonomike gjatë krizës së koronës.

Profesori Dr. Predrag Tërpeski, nga Fakulteti Ekonomik, i cili është ekspert i tregut të punës, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e pushtetit ekzekutiv, është këshilltar i jashtëm për ekonomi.

Profesori nga Fakulteti Juridik Vanço Uyunov është emëruar për këshilltar i jashtëm për Procesin e Berlinit. Për politikat nga fusha e energjetikës, këshilltar i jashtëm është Anton Çaushevski, profesor nga Fakulteti i Teknologjive Elektroteknike dhe të Informatikës.

Gligor Bishev, i cili ka  biografi të pasur profesionale në sektorin bankar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është këshilltar i jashtëm për racionalizim dhe rregullim optimal të proceseve. Nina Fiti-Nedellkovska, përfaqësuese e Bankës Botërore do të kryejë funksionin këshilltar i jashtëm për financa. Në mënyrë shtesë në listën e këshilltarëve janë edhe ish-deputeti Ismet Ramadani i cili është këshilltar i jashtëm për vlera euroatlantike dhe Dragan Vasilevski për mbrojtje.

Këshilltare e jashtme për shëndetësi është Docent Dr. Ana Daneva-Markova nga Klinika Universitare “Nënë Tereza” në Shkup. Spase Dodevski është këshilltar i jashtëm për arsim dhe çështje sociale. Dodevski edhe në mandatin e mëparshëm të Qeverisë ishte përfshirë në krijimin e politikave në lidhje me çështjet sociale dhe gjithëpërshirjen, ndërsa Simona Risteska për politikë tatimore. Dr. Risteska është profesoreshë e më tepër lëndëve në Warwick Business School në Britaninë e Madhe. Doktoroi  në shkollën ekonomike të Londrës.

Maja Angellovska është këshilltare e jashtme për digjitalizim. Angellovska ka 25 vjet përvojë pune në sektorin e telekomunikimit në vend dhe ka mbajtur poste drejtuese, por edhe ka marrë pjesë në zbatimin e planeve për digjitalizimin e shërbime.