Kovaçevski: Ne jemi të përcaktuar për anëtarësim në BE, por përmes një zgjidhjeje dinjitoze me Bullgarinë bazuar në vlerat evropiane

“Mund të them për atë që ne si shtet e kemi si synim që të fillojmë sa më parë negociatat me BE-në dhe se zgjidhja e kësaj çështje duhet të bazohet në vlerat evropiane, me respekt për dinjitetin e të gjithë qytetarëve të të dyja vendeve dhe me respekt të ndërsjellë mes politikanëve dhe institucioneve në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë," tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigje të një pyetjeje gazetareske.

“Ne duhet t'i zhvillojmë bisedimet mbi ato parime dhe shpresoj se do të ketë hapësirë për t'u ulur dhe për t'i zhvilluar ato në bazë të parimeve të tilla në të ardhmen. Kështu bisedoj me Kryeministrin e Bullgarisë. Me frymën e komunikimit që korrespondon dy kryeministrave edhe unë kam komunikim të tillë në baza javore edhe me kryeministrat dhe presidentët e Serbisë, Greqisë, Shqipërisë dhe të vendeve tjera në rajon”, tha Kryeministri Kovaçevski.