Qeveria dhe SASHK-u arritën marrëveshje, nga e mërkura të fillojë mësimi dhe puna e kopshteve

SASHK-u dhe Qeveria kanë arritur marrëveshje për rritjen e pagave për të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm dhe në kopshtet për fëmijë. Kjo marrëveshje përfshin pajtim për fillimin e mësimit dhe fillimin e punës së kopshteve nga dita e mërkurë, 27 prill, pas së cilës përfaqësuesit e kryesisë së SASHK-ut dhe këshilltarët rajonal do t’i informojnë të punësuarit në arsim dhe mbrojtje fëmijërore për marrëveshjes e arritur.

Përmes dialogut të hapur, në takimin e udhëhequr nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ku morën pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska, përfaqësuesit e SASHK-ut kryetari Jakim Nedellkov, i shoqëruar nga anëtarët e sindikatës dhe Suzan Flloken, drejtoreshë e Konfederatës Evropiane të Sindikatave për Arsimin, ranë dakord për rritjen e pagës në arsim dhe mbrojtjen e fëmijëve me 12%, e cila do të realizohet me rebalancin e buxhetin dhe do të fillojë të aplikohet me pagën e korrikut.

Marrëveshja e sotme mes Qeverisë dhe SASHK-ut përfshin edhe bashkëpunimin e përbashkët të krijimit të metodologjisë për rritje të pagave që duhet të përfundohet nga fundi i këtij viti dhe do të zbatohet prej vitit 2023, ndërsa e cila do të jetë lëndë e marrëveshjes së përgjithshme kolektive.

Qeveria dhe SASHK-ut u ranë dakord si lëndë i harmonizimit të marrëveshjes kolektive të degës të përfshijë pagesën e rregullt të pagës për pushime, gjegjësisht K-15, e cila do të fillojë të paguhet nga viti 2023, pas marrëveshjes së përgjithshme kolektive me sektorin publik.