Kovaçevski: Në 100 ditët e para i vendosëm themelet për sundim efikas, të ndershëm dhe me përgjegjësi

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhje tematike kushtuar realizimeve dhe arritjeve të Qeverisë dhe ministrive në 100 ditët e punës.

Në mbledhje, Kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili kryesoi me mbledhjen, kumtoi se me këtë mbledhje, si dhe me ngjarjet që do të ndodhin në periudhën e ardhshme, zëvendëskryeministrat dhe ministrat, do të përmbledh dhe do t’i prezantojnë arritjet e shumta të deritanishme.

Kovaçevski theksoi se me përgjegjësi, me përkushtim të plotë dhe vëmendje Qeveria në 100 ditët e para u fokusua në formimin dhe harmonizimin e ekipit të ri për t’i përgatitur dhe zbatuar përgjigjet më kompetente për sfidat serioze që na prisnin.

“Qeveria aktuale ka vendosur dhe mbetet me qëndrimin – Të realizojë siguri dhe vazhdimësi në krijimin e kushteve për jetë më të mirë, si dhe ardhmëri evropiane dhe me prosperitet për qytetarët tanë. Për këtë është i nevojshëm sundim efikas, i ndershëm dhe me përgjegjësi. Këto janë cilësitë që i kam kërkuar nga të gjithë ministrat që kanë pranuar të jenë pjesë e ekipit që bashkërisht përpiqet t'u shërbejë interesave të të gjithë qytetarëve, pa përjashtim”, tha Kryeministri Kovaçevski në fjalimin e tij në mbledhjen tematike.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se kjo përbërje e Qeverisë ka përcaktuar qartë prioritetet për punë dhe ka krijuar një program që është përmirësuar, bazuar në legjitimitetin zgjedhor të fituar në zgjedhjet e vitit 2020, duke vendosur  angazhimet programore të partnerit të ri të koalicionit Alternativa.

Ai theksoi se në Programin e kësaj Qeverie janë vendosur qëllime të reja, autentike dhe të programit, të cilat ishin të patjetërsueshme dhe dolën nga sfidat e reja që ishin para nesh.

“Prioritet i parë, kyç, është menaxhimi me krizën energjetike në shtet, e cila para së gjithash është krizë energjetike evropiane që po ndjehet edhe te ne, ndërsa e cila pësoi dimensione shqetësuese me luftën në Ukrainë. Vetë agresioni ushtarak, na vendosi para një sfide historike, si vend anëtar i NATO-s, bashkë me aleatët tanë, t’i përgjigjemi këtij akti anticivil siç është thyerja brutale e të drejtës ndërkombëtare dhe të gjitha konventave për paqe dhe siguri”, theksoi Kryetari i Qeverisë Kovaçevski.

Kovaçevski tha se mes prioriteteve të Qeverisë ishin edhe plotësimi i qëllimeve në raport të projekteve të mëdha infrastrukturore, si dhe eurointegrimeve si qëllim i jonë strategjik.

Prioriteti i ardhshëm, theksoi Kovaçevski, është mbrojtja e standardit jetësor të qytetarëve dhe mbështetja e kompanive në krizë ekonomike e cila pason nga kriza energjetike dhe luftarake.

Në ekspozenë me rastin e 100 ditë nga puna e Qeverisë në mbledhjen tematike, Kryeministri Kovaçevski u fokusua në realizimet më të rëndësishme në  dikasteret e zëvendëskryeministrave dhe të gjitha ministrive.