Kovaçevski: Harmonizimi me BE-në dhe NATO-n na vendosi në anën e duhur të historisë

“Maqedonia e Veriut si vend anëtar i NATO-s plotësisht e harmonizoi politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian. I miratuam të gjitha vendimet në përputhje me vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së, sepse e konsiderojmë të një rëndësie të veçantë në një kohë krize ushtarake të këtyre përmasave që të gjitha vendet aleate të veprojnë së bashku dhe të japin mbështetjen e tyre për Ukrainën”, theksoi Kryeministri Dimitar Kovaçevski në mbledhjen e sotme tematike ku u promovuan arritjet në korniza të 100 ditë mandat i Qeverisë së re.

Kovaçevski theksoi se si anëtare e NATO-s së bashku me BE-në jemi të bashkuar në përgjigjen, duke dënuar fuqishëm agresionin ushtarak të Rusisë, i cili është i paprovokuar, i pajustifikuar dhe një shkelje serioze e ligjit ndërkombëtar dhe shprehim mbështetje për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Ai vlerësoi se lufta në Ukrainë, në praktikë, tregoi se sa i rëndësishëm është anëtarësimi në NATO për vendin tonë, siguria e vendit është e garantuar dhe stabile, dhe ushtria jonë po zhvillon kapacitetet e saj dhe po arrin rezultate të larta.

Kovaçevski shtoi se në kuadër të stërvitjes “Shkëlqimi 22”, batalioni i lehtë i këmbësorisë i Brigadës së Parë të Këmbësorisë është vlerësuar si “luftarakisht i aftë për të kryer detyrat e veta” në përputhje me standardet më të larta të NATO-s.

Sipas standardeve të NATO-s, investimet vazhdojnë në kushte më të mira për çdo pjesëtar të Armatës. Gjithashtu, në tre muajt e fundit janë realizuar dhe finalizuar një numër i madh i investimeve kapitale në objektet e Armatës.

“Është vënë në gatishmëri të plotë operative sistemi për mbrotje ajrore dhe kundër raketave. Ministrja e Mbrojtjes drejtoi Trupin koordinues për pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në Sistemin e reagimit ndaj krizave të NATO-s, detyra e të cilit është të koordinojë me institucionet vendase dhe aleatët në Aleancën Veriatlantike për t'u përballur me krizën aktuale në tokën evropiane, duke penguar dhe parandaluar përhapjen në territorin e shteteve anëtare të NATO-s”, tha Kovaçevski në ekspozenë e tij për të arriturat gjatë 100 ditëve të Qeverisë, duke theksuar veçanërisht se gjatë gjithë kësaj periudhe në kushtet e pushtimit rus të Ukrainës dhe të shqetësimit të sigurisë evropiane, Maqedonia e Veriut qëndroi në anën e duhur të historisë.

Ai theksoi se gjatë luftës në Ukrainë u zgjidhën me sukses çështjet që u hapën, lidhur me hartimin dhe evakuimin e 90% të shtetasve tanë dhe familjeve të tyre nga Ukraina. Në të njëjtën kohë, u ofrua mbështetje e  shpejtë efikase për të gjithë qytetarët ukrainas që kërkuan strehim te miqtë ose familjen e tyre në Maqedoninë e Veriut. “Gatishmëria për një valë të mundshme refugjatësh është e padiskutueshme dhe shteti tashmë ka marrë vendime lidhur me këtë temë. Ne jemi të gatshëm të japim mbështetje edhe në këtë kuptim. Sepse Maqedonia e Veriut është vend solidariteti”, theksoi Kovaçevski.

Kovaçevski theksoi se në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n dhe organizatat paqësore ndërkombëtare, Maqedonia e Veriut pranoi gjithsej 793 shtetas nga Afganistani, për të cilët më pas u sigurua logjistika e patjetërsueshme për t’i dërguar në destinacioni të përhershme.

Në kuadër të çështjeve të politikës së jashtme të vendit, në mbledhjen e sotme tematike, ku anëtarët e Qeverisë prezantuan të arriturat, u theksua se shumë nga qytetarët tanë e vlerësuan pozitivisht përmirësimin e projektit të Stacioneve mobile, ku u instaluan dhe u vënë në përdorim nëntë stacione bazike dhe mobile, të lidhura drejtpërdrejt nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme me Ministrinë e Brendshme, për të mundësuar lëshimin e pasaportës në një periudhë të shkurtër prej tre deri në katër javë, në vend të gjashtë muajve siç kërkohej më parë.

“Lufta në Ukrainë ka treguar se politika e dyerve të hapura të NATO-s ka qenë një arritje historike, duke siguruar paqe dhe siguri të qëndrueshme në të gjithë kontinentin evropian. Në mënyrë analoge, ne besojmë se zgjerimi i BE-së do të rrisë sigurinë dhe do të konsolidojë demokracinë, prandaj në të gjitha forumet dhe takimet me aleatët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë theksojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Pa vonesa të tjera”, tha Kovaçevski gjatë prezantimit të të arriturave të Qeverisë gjatë 100 ditëve, duke theksuar se jemi në marrëveshje me partnerët tanë në Union dhe ndajmë mendimin se zgjerimi në Ballkanin Perëndimor është çështje gjeostrategjike si asnjëherë më parë.

Duke theksuar masat dhe politikat e miratuara nga kjo Qeveri në tre muajt e parë, Kovaçevski theksoi punën aktive në përkthimin e ligjit të BE-së, harmonizimin e nevojshëm me legjislacionin vendas dhe dokumentet tjera.

“Po punohet në mënyrë aktive për kontributin në raportin vjetor të Komisionit Evropian për vendin, ku kontrollohen, finalizohen të gjitha dokumentet e dorëzuara nga institucionet kompetente për saktësisht 39 kapituj, sipas metodologjisë së re të Komisionit Evropian (KE) dhe përpilohen edhe pas miratimit nga Qeveria do të dorëzohen në KE”, konkludoi Kovaçevski, në mbledhjen tematike në të cilën së bashku me ministrat prezantoi të arriturat e Qeverisë në 100 ditët e para.